– Jam një djalë 30 vjeç. Para 6 vjetësh kisha probleme me stomakun, dhimbje të forta dhe djegie, sidomos pas ndonjë ushqimi pikant, gjë që më vazhdon akoma, por jo me dhimbje. U shqetësova dhe bëra një vizitë te një klinikë private në Tiranë, nga e cila rezultoi se kisha kancer në stomak. Më thanë të vazhdoja vizitat për të parë i çfarë lloji ishte, por unë nuk vazhdova. Mora një mjekim dhe e lashë përsëri përgjysëm. Vjet bëra analizat dhe më rezultuan në rregull. Shkova edhe te spitali shtetëror në Tiranë ku mjeku specialist më kontrolloi dhe më tha se isha në rregull. Rezultoi që isha i shëndoshë dhe më kishte zënë dhjam mëlçia. Më këshilluan të mbaja pak dietë. Pyetja ime është: A mund të zhduket një kancer vetë apo ka qenë një gabim fatal i doktorit që mua më kushtoi shumë?
Dr Ledio Bregu, Onkolog Radioterapeut,drejtor i Departamentit te Radioterapisënë spitalin “Hygeia”, tel0696398889: Diagnoza e kancerit dyshohet nga ekzaminimet imazherike, laboratorike dhe endoskopia, por duhet patjetër teë konfirmohen me biopsi. Nëse nuk vërtetohet me biopsi që është i tillë dhe çfarë lloji është nuk mund të thuash me siguri që është kancer dhe sigurisht nuk mund të japësh as mjekim për të. Raste të zhdukjes së kancerit vetë, pa mjekim janë ekstremisht të rralla dhe peër lloje të caktuara kanceri. Unë nuk di ndonjë rast me kancer të stomakut që të jetë shëruar vetë. Të shkuara!