Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur flasin studentët, të tjerët duhet të dëgjojnë!

Nga Agron Berdaj

Leksioni që studentët po i japin politikisës dhe shoqërisë është i rrallë dhe mbreslënës në të gjitha aspektet ,si të organizimit ,vendosmërisë ,kthjelltësisë ,pavarësisë duke qëndruar sa më lartë indoktrinimeve politike .Aksioni i tyre me sa duket ka për qëllim, jo thjeshtë të plotësojë tetë kërkesat e parashtruara para qeverisë ,por të çlirojë universitetet nga korrupsioni ,nepotizmi ,prostitucioni dhe pushteti burokratik i elitave mësimdhënëse të cilat i kanë kthyer auditoret si pronë private dhe mjete fitimi . Përpëliten si miu në çark qeveria ,opozita dhe vetë shoqëria .

Kryeministri i vendit duke harruar përgjegjësinë e tij ndaj arsimit me një frymëzim romantik thotë se  dëshironte që këto ditë të ishte student .Se pa qënë student, por kryeministër sipas tij , nuk mund të zgjidheshin problematikat studentore . Në se do të ndodhte kjo atëherë kush do të ishte kryeministër ,cili do të drejtonte me tuiter e fb ,do të vazhdonte politikat  si zgjatim i qeverisjeve të mëparshme ,do të merrej me konçesionet famëkeqe  ,do të shkatërronte të majtën shqiptare i frymëzuar nga politika ekstremiste të djathta ,kush do ta ruante statukonë e mjerimit dhe të vuajtjeve vetëm duke hedhur ndonjë thërrime popullit për t’i mbyllur gojën  .

Advertisement

Mbi lëvizien studentore janë vërsulur si korba të zeza opozita e vendit .Flet për mjerimin studentor e përfolura si  nëna e korrupsionit Moni ,që jeton mes lluksit dhe florinjve ,me shumë prona dhe pasuri përrallore .Moni i dymbëdhjet haleve në vilat e saj ku një të tillë e ka edhe për qentë dhe macet .Ajo flet për studentët e mjeruar shqiptarë  ,kur fëmijët e saj nuk preferojnë shkollat shqiptare, por studjojnë në shkollat më të shtrenjta në botë .

Flet për hallet e studentëve edhe mumja e politikës shqiptare Basha duke harruar krimet dhe vrasjet që i ka bërë këtij populli .Harron mjerani se ku e kishte çuar politika e PD-së ,gjëndjen e shkollave të larta ,ku shiteshin dhe bliheshin diploma universitare ,ku shkollat shikoheshin si mjeti më i përshtatshëm për biznes dhe fitime të elitave të korruptuara ,ku ato i trajtonin si bastjone elektorale .Të dështuara janë edhe përpjekjet e bëra nga opozita për t’i bashkangjitur lëvizjes studentore reagimin anemik dhe pa jetë  të disa falangave sindikaliste të përdorura si vegla qorre nga  politika .Përballë pjekurisë studentore veprime të tilla hipokrite dhe tinzare të opozitës janë parë me përbuzie .

Suksesi i lëvizjes studimore do të jetë i sigurt në se do të paraqitet e denjë si faktor  konkurues në negociata me qeverinë dhe faktorët e tjer shoqërorë .Alfa e demokracisë është negocimi dhe debati ,ndaj edhe për këtë , studentët duhet ti japin një mësim tjetër politikës dhe shoqërisë . Ata duhet të frymëzojnë përmbysje të mëdha strukturore ,organizative ,programore ,didaktike dhe mësimdhënëse .Ndërsa bajraktarët dhe qehajajtë e korrupsionit të fakulteteve dhe senateve duhet ti shpien përpara vetingut ku të shpjegojnë llogaritë e fryra dhe të shumta bankare ,të argumentojnë pasuritë maramëndëse , vilat lluksoze qindra mijra eurosh ,makinat lluksoze ,pashallëqet dhe degjenerimin e tyre moral dhe kriminal .Spastrimi i universiteteve nga një llum i tillë duhet të  bëhet model se si të çlirohet e gjithë shoqëria e kalbur shqiptare nga politikat kriminale të këtyre të tridhjet vjetëve .Koha është e studentëve , e shpresës  dhe e besimit te demokracia e vërtetë .

Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alida Duka: Muzika është pasioni im që më zgjat jetën

Next Post

Në Kosovë do të mbahet festa më e madhe e striptizit

Advertisement