Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Blerina Matraku: Rezistenca është forcë

Blerina Matraku, sjell një këngë të re dhe ndjekësit e saj këkrojnë të dinë më shumë. “Me duj” është këngë ritmike të cilën Blerina e prezantoi në Maratonën e Këngës Popullore dhe po nga kjo maratonë realizoi edhe klipin që shoqëron këtë këngë. Për më shumë bisedojmë me Blerinën…!

Fabjola Kuburi:- Blerina, vjen me një këngë shumë të bukur me titull “Më duj”Si erdhi kjo këngë?

Blerina Matraku:- Ideja e kësaj kënge nuk ishte e rastësishme. U bë enkas për ta prezantuar në Maratonën e Këngës Popullore Qytetare e cila u zhvillua gjatë muajve të verës që sapo iku si një turne nëpër Shqipëri. Këtë këngë e kam realizur edhe si klip nga po ky event muzikor të cilin e kam publikuar edhe në kanalin tim në Youtube ku edhe mund ta shihni dhe dëgjoni.

Advertisement

– Çfarë mendon se ke sjellë ndryshe në këtë këngë dhe klip?

– Mendoj se e kam sjellë Blerinën  më alegro… (Qesh)

– Ndërkohë që edhe klipi që solle në bashkëpunim me reper të ri si KMC pati njëimpakt të këndshëm në publik. Do kemi bashkëpunime të tjera?

– Tani për tani, ende nuk kam planifikuar diçka specifike, por përgjithësisht, kam disa plane për bashkëpunime, që do zbulohen kur të jetë koha e duhur.

Bashkëpunim me KMC-në ishte një realizim i këndshëm, një bashkëpunim me një artist të ri i cili sigurisht ka brum muzike dhe ka nevojë për një dorë ashtu siç të gjithë kemi pasur në fillimet tona.

Mendon se bashkëpunimet janë më frytdhënëse sesa këngët solo?

Kjo pyetje nuk ka një përgjigje fikse sepse një bashkëpunim mund të jetë frytdhënës për shumë arsye, ndërsa për shumë arsye të tjera, mund të jetë frytdhënëse një këngë solo. Secila mund të ketë suksesin e saj…!

Ka këngë që godasin menjëherë, ashtu siç ka edhe këngë që nuk pëlqehen shumë. Si mendon, çfarë e bën të suksesshme një këngë?

Është e vërtetë që jo çdo këngë që publikohet ka sukses. Unë mendoj se kënga duhet të ketë një melodi të thjeshtë dhe një tekst domethënës, që çdokush të gjejë një copëz nga vetja në të.

– E mban mend cili ishte momenti që të dha famë?

– Nuk mendoj se jam njeri me famë kështu siç supozohet fama tani. Bëj diçka që dua ta bëj, këndoj se dua të këndoj dhe për një gjë që është puna ime, nuk kemi pse të përmendim termin “famë”. Të paktën, kështu e konceptoj unë.

– A ke marrë nga publiku gjithmonë atë që ke synuar?

– Ajo që unë synoj te publiku është ta kënaq pa masë. Jam shumë e kënaqur nga mirësjellja e publikut sepse më ka dhuruar dhe vazhdon të më dhurojë duartrokitje. E ndjej që duhet të bëj më shumë për publikun sepse kam detyrime ndaj tij dhe premtoj se do sjell shumë këngë të bukura, që të kënaqen pa fund.

– Kur mendon se një këngëtar\e e arrin pjekurinë muzikore?

Mendoj se pasi ka kënduar nëpër skena dhe live, sigurisht, për shumë kohë, por edhe kjo varet nga vendi dhe mënyra si e ushtron të kënduarin.

– Çfarë emocioni të dhuron skena?

– Çfarë emocioni?! Në fakt, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura, por më duhet të pohoj se, pa këtë emocion, nuk jetoj dot.

– Thashethemet janë pjesë e shoubizit. Sa të kanë mbërthyer ty këto thashetheme?
Nuk kam dëgjuar ndonjë thashethem kushedi se çfarë për veten dhe mendoj se kjo ndodh sepse nuk kanë ku të kapen, ngaqë unë jam gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe nuk lë shkas për thashetheme.

E shikon veten këngëtare deri në fund të jetës?

– Eh, mendoj se kjo varet nga kordat e mia vokale, sa do të jem unë e kujdesshme për t’i mirëmbajtur dhe sa do të kujdesem për to. Gjithsesi, besoj se e gjithë jeta ime do të jetë e muzikës dhe për muzikën.

– Me kë i ke marrëdhëniet më të mira, me shoqërinë tënde apo me kolegët?

Unë kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë ata që më duan dhe më respektojnë.

– Komplimentet për një vajzë simpatike dhe të talentuar, sigurisht që nuk mungojnë, por cili është komplimeti që ti do ta mbash mend për shumë kohë?

– Komplimentet janë për të gjitha vajzat sepse vetë femra ka nevojë të dëgjojë fjalë të bukura, por unë nuk emocionohem kur dëgjoj komplimente. Nuk mund ta fsheh që komplimentet më bëjnë vërtet të ndihem shumë mirë.

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Juria i skualifikon këngën Aurel Thëllimit; Fansat “masakrojnë” me komente festivalin!

Next Post

Reagon pedagogia dhe anëtarja e shoqërise civile znj. Armira Lazaj ndaj dekleratës së Olta Gixharit!

Advertisement