Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mjekësi/Është e detyrueshme heqja e fibroadenomave?

Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj jam një 25 vjeçare dhe kam fibroadenoma në të dy gjinjtë. Doktor, a do të më shkaktojnë probleme nëse mbetem shtatzënë, dhe a duhet hequr domosdo me ndërhyrje kirurgjike?Faleminderit.

 

Dr Ledio Bregu, Onkolog Radioterapeut, drejtor i Departamentit te Radioterapisë

Advertisement

në spitalin “Hygeia”, tel 0696398889 : Përshëndetje! Fibroadenomat janë tumore beninje të përbërë nga elementë stromal dhe epitelial. Hasen kryesisht në mosha të reja dhe nuk janë të rrezikshme për jetën. Pasja e fibroadenomave multiple ose klomplekse rrit lehtësisht rrezikun për të pasur kancer gjiri më vonë, prandaj femrat që kanë fibroadenoma duhet të jenë në kontroll të vazhdueshëm. Fibroadenomat mund të rriten me kalimin e kohës por edhe mund të dalin të tjera. Ndonjëherë ato rriten apo zvogëlohen në varësi të ciklit menstrual. Ndonjëherë rekomandohet dhe biopsy e këtyre formacioneve për t’u siguruar për natyrën beninje të tyre. Fibroadenomat normalisht nuk shkaktojnë probleme në shtatëzani.  Zakonisht fibroadenomat hiqen për arsye estetike, ose kur ka dyshime për natyrë tjetër të këtyre tumoreve. Nuk është e detyrueshme heqja e tyre, por duhet mbajtur nën kontroll vazhdimisht me ekografi.

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

KMC nuk di të ndalet, bashkëpunon edhe me Aurel Thëllimin!

Next Post

Mjekësi/Jam miope. A mund ta ngas makinën?

Advertisement