Bashkëpunimet tashmë jo vetëm që janë trend por edhe një mënyrë e ndërsjellë për të marrë sadopak ndjekës dhe publik njëri-tjetri por edhe për të shtuar një këngë më shumë në veprat e tyre. KMC, reperi shqiptar që nuk ka shumë kohë që i ka hyrë muzikës me të dyja këmbët, pas bashkëpunimeve që realizoi me këngëtaren e mirënjohur Blerina Matraku dhe gjithashtu të talentuarin Antre, ka zgjedhur një tjetër emër të suksesshëm në muzikën shqiptare, Aurel Thëllimin. Kënga është një risjellje të një këngë të vjetër me motive moderne dhë është punuar në studion e DeVox, ku KMC ka realizuar edhe dy bashkëpunimet e tij të fundit. Xhirimet priten të nisin shumë shpejt me kompaninë FourInfinit dhe ne presim një realizim të mirëfilltë, ashtu si gjithmonë ka sjellë KMC.
Advertisement