Sapo kanë përfunduar xhirimet e klipit të ri, titullin e të cilit ende nuk na e kanë zbuluar, reperi KMC dhe këngëtari Aurel Thëllimi. Xhirimet janë bërë në Tiranë dhe në Berat, ku kompania e klipeve FourInfinit ka zgjedhur këtë herë për dy artistët. Kënga është realizuar në studion e DEVOX dhe sigurisht që do jetë një sukses. Nga pamjet duket që planet e klipit janë fantastike, por le të presim shumë shpejt edhe prezantimin e tij. Edhe protagonistja e skenarit të klipit është mjaft simpatike. Më poshtë po ju servirim disa foto nga xhirimet e klipeve!