Një këngë plot ritëm kushtuar dashurisë kënduar mjaft bukur nga Luljeta Shala sapo erdhi. “E din ti” kështu quhet kënga më e re e saj e punuar nga Studio Xheni në Shkup e me tekst nga Sami Aliu, ardhur me një klip të bukur nga Max Production. Këngëtarja mjaft e dashur për publikun duket mjaft mirë ku për veshjen është kujdesur Blini, ndërsa që në minutat e para të publikimit ka nisur të pritet mjaft mirë. Kjo nuk do jetë kënga e saj e vetme për këtë fundvit ajo do të jetë me dy këngë të reja duke u prezantuar në programet festive.
Advertisement