Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ilir Shaqiri: Suksesi im më i madh quhet Emily!

Ai është një nga emrat më dashur në fushën e baletit dhe këtë e ka treguar edhe me arritjet e tij jashtë kufijve të Shqipërisë. Ilir Shaqiri, vjen në këtë intervistë, për të folur jo vetëm rreth punës së tij por edhe për suksesin që ka bërë vajza e tij Emily në televizionin italian, ose siç e quan ai apoteozë e suksesit të tij!

 Fabjola Kuburi:- Ilir,  më thuaj të vërtetën, si ndihesh, në këto momente duke qenë se vajza jote po ecën aq mirë në botën e televizionit? Sa krenar je që Emily po integrohet kaq shumë në art?

Ilir Shaqiri:- Përshëndetje Intervista! Ndjehem vërtet super i lumtur, ashtu si do ndjehej çdo prind kur fëmija e tij arrin të jetë një yll idhull për moshatarët e saj.  Për më tepër kur kjo është arritur vetëm në sajë të punës pa ndërprerje e pasion konstant. Suksesi i saj në jetë dhe art është apoteozë e suksesit tim.

Advertisement

E mendoje se një ditë do shihje vajzën tënde në ekran madje kaq herët?

– Emily që në moshë të vogël tregoi prirje në fushën e aktrimit, modës dhe baletit. Duke u përshtatur në role të ndryshme me orare punë të vështira për një fëmijë dhe kjo bëri që formimi i saj të ishte i gjithanshëm duke e vënë në dukje për regjizore dhe producentë te rëndësishëm në Itali.  Po fama, sigurisht erdhi me “Miracle Tunes serie Tv”, çdo të premte, të shtunë dhe të diel ora 21 në Cartoonito.

– Ti vjen shpesh në Shqipëri, si është të jetosh mes Shqipërisë dhe Italisë?

-Është si të jetoj dy realitete të ndryshme,e kaluara dhe e tashmja, me emocionet dhe aventurat e fëmijerisë në Shqipëri  si dhe suksesi i jetës artistike dhe private në Itali.  Pranoj se është ideale për mua dhe afeksioni që kam për vendin tim.

-Me çfarë po merresh aktualisht dhe çfarë ka në kalendarin tënd së afërmi?

– Kam në plan disa evente baleti në Itali si drejtor artistik, gjithashtu dhe përgatitja e talenteve të reja në profesionin tim, më pëlqen shumë. Para disa ditësh bëra një audiocion për një program televiziv shumë të famshëm në Itali dhe kryqëzojmë gishtat!!!!

– Ilir, sa herë që organizohet DWTS ti je gjithmonë pjesë e jurisë. E ke menduar të mos  pranosh ndonjëherë ftesën?

– “Dancing with the Stars Albania” është padyshim një ndër sodisfaksionet e mia personale më të bukura dhe të rëndësishme.  Ndjehem shumë natyral në rolin e presidentit të jurisë sepse kam një jetë që merrem me këtë profesion dhe më mjafton një shikim për të kuptuar çdo konkurent, kërcim ose përmirësim të tyre. “Dancing with the Stars” është një familje e madhe artistësh e udhëhequr nga Holta Dulaku prej vitesh, ku çdo edicion ka qenë superlativ në përmbajtje, balet dhe spektakël. Përfitoj nga rasti dhe i përqafoj të gjithë nga i pari te i fundit pavarësisht ndonjë debati. Besoj nga kjo përgjigje e kuptoni sa e vështirë do ishte për mua një ditë refuzimi i ftesës.

– Nga të gjitha edicionet cilin e Dancing do ta mbash mend gjatë?

– Mendoj që çdo edicion si dhe çdo konkurent i  ka dhënë publikut emocione pa fund. Veçoj edicionin e fundit meqë është ai më i freskëti dhe të parin si ai më i pjekuri !(Buzëqesh)

– A themi dot se të gjithë mund të kërcejnë, siç është ajo shprehja “të gjithë mund të gatuajnë”?

– Patjeter që po. Megjithëse talenti pa punë është zero. Prandaj po të stërviten të gjithë  mund teë kërcejnë bukur një ditë.  Sigurisht ata që kanë pak ose aspak talent duhet te punojnë 10 herë më shumë se të tjerët.

– Cili është ai personazh VIP në Shqipëri, që do ta mësoje me shumë dëshirë për të kërcyer?

– Pa diskutim Ermal Mamaqi.  Ka talent pa masë për të kërcyer dhe kur fle gjumë.

-Po Emily, sa i ka përvetësuar koreografitë që realizon ti, flasim pak prej tyre?

-Emily studion disa stile baleti, klasik modern e të tjerë, po dhe aktrim e kanto.  Është shumë e ngarkuar gjatë gjithë javës duke mos lënë pas dore shkollën.

– Çfarë ta ka prishur humorin së fundmi?

– Humori shkon e vjen.  Rëndësi ka shëndeti dhe përpiqem të mbaj brenda vetes vetëm pozitivitet.

– Je përzgjedhës për personat që të qëndrojnë pranë apo përshtatesh me të gjithë?

– Unë di të rri në tavoline si me mbretër ashtu dhe me lypsarë. Është pjesë e karakterit tim e trashëguar nga familja ime. Mendoj se artisti duhet të jetë i tillë gjithmonë i thjeshtë dhe i jashtëzakonshëm në të njëjtën kohë.

Si është të jetosh me Ilirin?

– Mendoj se është bukur pasi di të jetoj bukur dhe vlerësoj çdo moment të jetës sime.

– Bën një jetë mes rregullash apo çdo rregull ka përjashtimin e tij?

– Jam i çrregullt vetëm të dollapi im!

– Një ndryshim për të cilin ke nevojë tani…

– Ndryshimi që do doja është një Shaqiri i vogël, që një ditë ta merrja me vete kudo, ashtu si bëri babai im me mua.

– Një rrëfim që nuk e ke treguar prej kohësh…!

-Keëto që po ju them janë rrëfime eskluzive.

– Diçka që është në mënyrë të vazhdueshme në mendjen tënde…

– Dëshira për të treguar gjithmonë kush jam e sesa vlej!

-Dikush që të mungon?

-Preokupimi për familjen time në Tiranë, nënë e babë.  Do doja ti kisha afër çdo moment. Me mungon vëllai im Olti, dhe ai balerin i shkëlqyer dhe ai larg meje, aktualisht në Austri për punë teatrale.

– Çfarë e bën një njeri të mirë?

-Besoj se çdo njeri di se çfarë duhet të bëjë për të qenë i mirë, e rëndësishme është që ta beje!

Çfarë të ka rritur si person?

– Ajo që më ka rritur dhe formuar si njeri është puna dhe sakrifica.

– Karriera e një balerini me se matet?

– Karriera e një balerini s’ka matje. Është përherë në evolucion dhe kërkim perfeksioni ose transformim ndryshe do ishte monoton dhe në regres.

– Si do të kishte qenë jeta e Ilirit pa artin?

– Si një ditë pa diell dhe si një natë e ftohtë pa zjarr.

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Silvana Rusi: Festivalet prodhojnë këngëtarë të vërtetë

Next Post

Psikologu/Si të përshtatem me jetën martesore?

Advertisement