Shumë ëndërrojnë të jetojnë në Amerikë por shumë pak e prekin atë. Këngëtari i mirënjohur Argjen Lloga prej vitesh e ka prekur këtë ëndërr dhe pse është mësuar me jetën amerikane që nuk ka qenë shumë e lehtë, ai nuk e ka harruar muzikën, pasioni e tij të hershëm që në fëmijërinë e tij. Ai perfomon çdo natë live kudo në New Jork. Në takim të parë të le shumë mbresa në të gjitha drejtime përveçse mjaft i talentuar dhe i sukseshëm ai përcjell dhe mjaft enegji pozitive tek të gjithë. Edhe pse ka vite që jeton në Amerikë, dashurinë për Tiranën dhe Strugën i ruan në të njëjtat nivele, njërën si vendin e tij të lindjes dhe tjetrën si atë ku është rritur dhe më pas ka ndjekur rrugën e artit. Këngëtari i i njohur, Argjend Lloga, vazhdon të jetë mjaft i kërkuar dhe shumë aktiv me klipet dhe këngët e tij me me mesazhe shumë domethënëse ku në qendër do të jetë patriotizmi. E tillë është dhe kënga që sapo ka nxjerrë “ E bukura shqiptari “Argjend Lloga, në një intervistë tregon per projekti e tij të sapo publikuar “E bukura shqiptari”.
Era Cela:- Përshëndetje Argjend, ke një emër mjaft të veçantë, ka ndonjë domethënie?
Argjend Lloga:-Po më kanë thënë që kam emër të vecantë, është emër shqiptar dhe e kam dhuratë nga prindërit. Në ato vite prindërit e kanë patur të ndaluar të vendosnin emra të shtetit shqiptar nga regjimi komunist prandaj kanë vënë emra si Argjend, Flori, Florie.
-Si ka nisur rrugëtimi yt në muzikë?
– Rrugëtimi im në muzik ka filluar nga mosha 6 vjecare duke kënduar nëpër shtëpitë e familjarëve dhe të afërmve. Më pas babai kur ka qenë në Kroaci, Zagreb para 50 vitesh solli një fizarmonikë dhe unë kam filluar që në atë moshë të luaj në vegël muzikore, dhe pastaj kam filluar të shkoj në gezime familjare bashkë me vëllain që nga mosha 10 vjeçare.
– Sa këngë mban në reportorin tënd dhe cilët janë bashkëpunëtorët e tu?
– Unë në repertorin tim mbaj diku 1000 këngë dhe repertori im është i përbërë me këngë nga të gjitha trevat shqiptare duke filluar nga Shqipëria e mesme, jugu, Shkodër, serenata, këngët e veriut dhe të huaja. Sa i përket bashkëpunëtorëve të mi janë shumë nga estrada e elitës shqiptare.
-Këngët e tua më së shumti janë këngë kurbeti pse kjo zgjedhje?
– Po, është e vërtetë, shumë këngë të miat janë këngë kurbeti dhe patriotike pasi populli shqiptar gjithmonë e ka vuajtur këtë gjë duke lënë vendlindjen duke sakrifikuar më shumë vuajtje në dhe të huaj dhe kjo ka ardhur dhe si pasojë e armiqve të atdheut tonë dhe prandaj na ngacmon ajo ndjenjë që ti këndojmë atdheut dhe kurbetit.
-Ti ke qënë pjesëmarrës në Top Fest, ke ndërmend për një rikthim me ndonjë festival këtu në Shqipëri?
-Dëshira është shumë e madhe për të marr pjes në festivale por më ka ndryshuar jeta dhe nuk më ngelet më shumë kohë, punoj pa pushim dhe po merrem me familjen
-Ka pak ditë që ke publikuar klipin më të ri me titullin “E bukura shqiptari “ cila është fabula e kësaj kënge ?
-Këngën që kam realizuar tani. “E bukura shqiptari” ka një mesazh për djemtë shqiptar sigurisht dhe vajzat shqiptare që të ruajnë traditën shqiptare dhe të martohen me shqiptarë. Gjithashtu ka dhe një mesazh tjetër, dashurinë për atdheut që mos ta harrojmë dhe të kontribuojmë për atdheun tonë por dhe që ne shqiptarët të bashkohemi të gjithë sëbashku .
– Kush janë ideatorët dhe realizuesit e kësaj kënge shoqëruar me klip?
– Për realizimin e këngës kam bashkëpunuar me disa artist siç janë Gjin Dona, Behar Neli, Rinald Kasko, Dorina Plaku produksioni DArt Channel.
-Prej vitesh jeton në kontinentin e largët të Amerikës si ndjehesh atje?
– Po ka 8 vite e gjysmë që jetoj në Amerik dhe ndihem jashtëzakonisht mirë në të gjitha drejtimet si nga nga familja puna dhe jam i kënaqur që jam në mesin e vëllezërve shqiptar në New York të cilët i argëtoj çdo natë me këngë shqiptare.
– Argjendi dhe familja?
– Kam një familje të mrekullueshme tre fëmijët jan në shkollë përvec shkollës jan të angazhuar me punë. Era Lloga studion pianon në universitet, Erindi studion Mjekësi në universitet dhe Rudini është akoma në shkollë të mesme, pretendon për të vazhduar Inxhinierinë dhe që të tre janë të shkëlqyer kurse bashkëshortja ime gjithashtu punon në një shkollë .
-Argjendi jashtë muzikës,si është me çfarë kalon kohën e lirë?
– Unë bëj muzik 11 muaj në New York çdo natë pa pushim dhe një muaj e kaloj në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë. Ku kam ndihmuar më shumë se 60 këngetare nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia .Nga që unë udhëtoj çdo ditë nga tre orë dhe 9 orë punë më ngelet shumë pak kohë të merrem me punë tjera dhe ato orë i kaloj me familjen duke i edukuar dhe ndihmuar çfarë kanë ata nevojë dhe pushoj gjatë ditës.
-Nëse s’do ishe bërë këngëtar çfarë mendon se do ishe sot?
– Nëse nuk do isha bërë këngëtar se di , unë në Amerikë 4 vitet e para humba pothuajse si këngëtar dhe provova pesë profesione të tjera të gjitha i bëra me sukses por gjithsesi më tërhiqte arti do me thënë lyerja, piktura, gjithashtu dhe turizmi hoteleria por përsëri iu ktheva muzikës.
Unë jam i lindur për muzikë, aty ndihem i gjallë.
Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 1 euro ne muaj!