Aleks Prodani, nipi i një aktori të jashtëzakonshëm si i madhi Aleko Prodani, sjell kontributin e tij në art. I ka rrënjët e forta sepse vjen nga një familje që dashuron skenën dhe “Alpazar” ka ditur ta bëjë pjesë të tijin. Aleks, luan rolin e një studenti që bashkë me aktorë të tjerë sjellin në fokus realitetin e jetës studentore shqiptare. Njihuni me Aleksin dhe dashurinë e tij për skenën, mirënjohjen për gjyshin e tij dhe shumëe shumë elementë të tjerë që do t’i mësoni vetëm nëse lexoni intervistën me të!
Fabjola Kuburi:- Aleks përshëndetje , si fillim na trego u bëre banor i “Alpazar”?
Aleks Prodani:- Përshëndetje! Unë sapo kam mbaruar Akademinë e Arteve, Bachelorin që të jemi më të saktë dhe mendova të bëja audicionin në Al Pazar. Të gjithë më pritën shumë mirë dhe kjo më ndihmoi shumë. Nuk do ta harroj kurre momentin kur në fund të audicionit më tha: “Ulu Aleks, mirë se erdhe”. Ka qenë një nga ato momentet që do ngelet përgjithmonë.
– Cili prej banorëve të vjetër ka qenë i preferuar yt, pa u bërë ti pjesë e tij?
– Ka shumë aktorë në “Al Pazar” që unë i admiroj dhe i vlerësoj shumë për talentin dhe për ato çfarë sjellin.Unë jam rritur me humorin e Agronit, të Beharit dhe Xhefrit dhe sigurisht që gjithmonë kam pasur ç’të shikoj dhe të mësoj nga të tre.
– Ke marrë pjesë herë tjetër në audicione, për të qenë pjesë e ndonjërit prej spektakleve të humorit?
– Kam menduar të shkoj por më pas jam fokusuar tek shkolla, kam dashur t’i bëj gjërat shtruar dhe saktë.
– Jashtë veshjes së personazhit që merr ne spektakël, kush është Aleks Prodani?
– Aleksi është djalë i mirë në fakt, unë e njoh nga afër.(Qesh) Aleksi është një djalë si gjithë të tjerët në Shqipëri. Po mundohet të punoj për të arritur qëllimet që i ka vënë vetes vetëm me një ndryshim të vogël, unë po bëj atë që dua dhe atë që kam pasion.
– “Alpazar” ka një audiencë goxha të mirë, kush mendon se duhet të marrë meritat për këtë fakt?
– “Mbjell dhe do korrësh” thotë një shprehje. Ne të gjithë mundohemi të japim nga vetja jonë për të mirën e të gjithës. Goni sigurisht është shtysë e madhe për secilin nga ne. Meritat kryesore mendoj se i shkon atij. Pastaj secili ka pjesën e vetë, ne jemi një familje.
– Si është të jesh një “student” i këtij spektakli? A paraqisni një realitet të jetës studentore shqiptare?
– Ideja kryesor kjo ka qenë. Të sjellim problematika të jetës së përditshme të studentëve. Të gjithë kemi qenë, unë jam akoma mëqe ra fjala, (qesh) dhe të gjithë i dimë problemet e studënteve. Ka disa probleme të tjera që nuk thuhen kurrë, i dinë vetëm studentët edhe ne pas kesaj jemi kapur. Besoj se japim nje lloj shembulli qe nuk duhet ndjekur por që duhet patur parasysh.
– Më përshkruaj me pak fjalë aktorët e “Alpazar”… me cilin je lidhur më shumë?
– Janë shumë të dashur dhe atmosfera në punë është perfekte, më ka bërë përshtypje thjeshtësia e tyre, të cilën unë e vlerësoj shumë tek çdo njeri. Sigurisht që më shumë jam lidhur me Kejdin dhe me Ersiljanon, jemi shumicën e ditës bashkë. Xheni Hallulli është një tjetër person shumë i dashur për mua atje, më ka ndihmuar jashtë mase.
– Cila është pjesa që të shijon më shumë në “Alpazar”?
– Pjesa që më shijon më shumë është momenti i fillimit të shfaqjes. Goni thotë këshillat e fundit dhe urimin në çdo shfaqje. Është moment shumë i bukur, të mbush me pozitivitet.
-Ti je nipi i një prej aktorëve ikonë të humorit shqiptar, Aleko Prodanit. Sensin e humorit e ke të trasheguar prej tij padyshim, por çfarë tjetër ke marrë nga i madhi Aleko Prodani? A ka qenë ai idhulli yt i skenës?
– Gjyshi ka qenë idhulli i gjithë familjes. Ai është shembulli më i mirë që mund të ketë një djaleë. Falë tij unë jam ky që jam sot, si njeri. Mundohem të jem si ai edhe ose është shumë e vështirë të jesh njeri në ditët e sotmë… Dashurine për artin në përgjithësi por edhe për aktrimin në veçanti e kam nga ai. Besoj se kam trashëguar më të mirat e tij!
– Ka pasur ndonjë njeri në rrugë që të ka ndaluar e ka komentuar mbi faktin që të ndjek në televizion?
– Tani e kam shumë të veështirë të dal në rrugë të madhe edhe maskohem.(Qesh)
-Cila është top-batuta që përdor Aleksi tashmë që kur është pjesë e spektaklit të humorit?
– Pini ndonjë kafe ndonjë Redbull.(Qesh)
– Do të kishe dashur që çdo buzëqeshje dhuruar të tjerëve të përkthehej në para apo duartrokitje?
– Tani që po e mendoj, po të zgjedh të parën s’do kem ku ti fus kurse duartokitjet të mbushin zemreën keështu që, zgjedh duartrokitjet.
– Është për t’i besuar teorisë se pamja e jashtme është rrezatim i asaj që jemi dhe kemi brenda?
– Unë për veten time e besoj këtë teori. Kam prova dhe fakte që e vërtetojnë. Megjithatë gjithmone ka përjashtime.
– Supozojmë që mendja jote do të ishte një libër… Cili do të ishte titulli?
– Për dashurinë!
– Mendon se në një vend pune, ka rëndësi më shumë komoditeti apo rroga?
– E para për mua ështeë fryma. Nëse kalon mireë dhe atë që bën e bën me dëshirë rroga është në plan të dytë. Nëse artin e mendon si burim lekësh atëherë je gabim, tërësisht gabim!
Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 1 euro ne muaj!