Janë shumë të preferuara falë zërit të tyre dhe këndimit “live” kudo ku ka shqiptarë. Po flasim për dy motrat këngëtare Vjollca dhe Emine Hajzeri ku ishin këto ditë në Kosovë për të realizuar klipin e këngës më të re “Sy lakmitar”, një baladë shumë e bukur që pritet të vijë shumë shpejt në treg. Mësojmë se kënga është punuar me tekst dhe muzikë nga Arsim Bunjaku. Video e këngës është punuar nga Redmediaks by Burim Krasniqi, ndërsa artistet për tu dukur ende më bukur ju kanë besuar duarve të Njomzës. Të gjithë jemi kureshtarë të presim këtë baladë kënduar me zërat e veçantë të motrave të njohura Hajzeri, ndërsa po me këtë këngë ato kanë zgjedhur të jenë pjesëmarrëse vetëm në dy produksione për xhirimet festive.
Advertisement