Ai është një artist mjaft i njohur e i shumë hiteve shqiptare e kudo i kërkuar, por edhe një familjar i mrekullueshëm. Po flasim për këngëtarin Lindon Camaj ku në familjen e tij gjatë ditës së hënë (8 Tetor 2018) kishte super festë pasi i kanë ardhur në jetë binjakët një djalë dhe një vajzë duke e shtuar familjen e tij me dy ëngjëj të tjerë pas vajzës së parë Liridonën dhe djalit Liridonin. Këtë lajm të bukur ne e mësojmë nga faqja e facebookut të vëllaut të këngëtarit, Peti Camaj, organizator i artistëve në Diasporë-USA dhe sponsor gjeneral i tij. Binjakët artisti i ka pagëzuar me emrat Artani dhe Arta duke qëndruar gjithmonë në emra të bukur shqiptarë. Jetë të lumtur dhe ti kenë me jetë, ky është dhe urimi ynë!.
Advertisement