– Ju përshëndes, doktoreshë Rezarta. A mund të ndodhë që dhimbjen e kokës ta kem nga problemet që kam në sy, sepse sa herë që lexoj, më dhemb koka? U vizitova dhe mjeku më tha se nuk kam asnjë problem me kokën, ndoshta e kam nga sytë. Kur e ul kokën, më vjen për të vjellë dhe më rëndojnë shumë qepallat. Edhe kur shoh televizor, më dhemb aq shumë koka, sa gati i mbyll sytë, duke i rrudhosur. Pres një përgjigje sa më parë. Faleminderit.
Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165:- Përshëndetje e dashur letershkruese! Pyetja juaj më pëlqeu shumë, pasi gjej mundësinë t’iu jap përgjigje shumë lexuesve që kanë paqartësi në lidhje midis relacionit probleme të syve/dhimbje koke. Ju vuani nga “Astenopia Akomodative” apo “Eye strain” fenomen ky që paraqitet me: lodhje të theksuar të syve, dhimbje të tyre, rendim të theksuar të syve, dhe mungesë përqëndrimi në lexim dhe kompjuter.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 1 euro ne muaj!