Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Flet reperi i hitit ‘9 Milly’, Zerocin: Ju tregoj synimin tim (Video)
Histori njerëzore/ Nga errësira në dritë, Moisiu rrëfen si u përball në fëmijëri me probleme shumë më të mëdha se vetë ai…
Producenti i njohur Dashnor Asllani ja ku do të shfaqet si aktor kryesor!

Histori njerëzore/ Nga errësira në dritë, Moisiu rrëfen si u përball në fëmijëri me probleme shumë më të mëdha se vetë ai…

Është 23 vjeç dhe quhet Moisi Shimçani. Familja e tij përbëhet nga shtatë anëtarë, (5 fëmijë dhe prindërit) të cilët jetojnë në periferi të Dibrës.

Babai i tij, Zylfi Shimçani është invalid ndërsa nëna e tij Shkurta prej kohësh vuan nga probleme mendore. Bashkëshorti i saj Zylfiu tregon se edhe përse ilaçet i kanë falas ajo nuk i konsumon, është thuajse e pamundur për ta bindur atë që t’i pijë ato. Kur Shkurta është sëmurë fëmijët e saj kanë qenë shumë të vegjël dhe nevojë e tyre për të ishte më shumë se e madhe…

Ata jetonin në kushte të tejskajshme të varfërisë, në një shtëpi të rrënuar në të cilën vetëm një prej dhomava ishte e banueshme.

Advertisement

Jetesa për to çdo ditë ishte dhe më e vështirë dhe mundësitë e tyre për t’u shkolluar të gjithë fëmijët shteruan. Më tej babai rrëfen se vajza është në klasën e shtatë dhe shpreson që shumë shpejt t’i dalë një fat i mirë në mënyrë që ajo të fillojë jetën e saj…

Moisiu 23 vjeç është djali më i madh i familjes dhe që në moshën 12 vjeçare e ka ndjerë të nevojshme të kontribojë për familjen e tij. Pikërisht në këtë moshë ai ka filluar të gatuajë vetë bukë në shtëpi dhe më pas të përballej me probleme shumë herë më të mëdha se vetë ai.

Në moshën 14 vjeçare për të erdh një mundësi shumë e mirë, pasi u bë pjesë e “World Vision”. Përfshirja në të bëri që ai të kalonte nga errësira në dritë…

Moisiu iu përkushtua shkollës profesionale për Ekonomi – Biznes për rreth katër vite. Më pas kreu një kurs 9-mujor kuzhine, duke arritur që të përballojë vetë jetën.

Por për të sfidat ende nuk kanë mbaruar, pasi kërkon që të ecë edhe më shumë dhe të bëjë edhe më shumë për familjen e tij. Paçka gjithë këtyre sakrificave, 23 vjeçari nuk harron të falenderojë të gjithë ata që i kanë qendruar pranë në këto ditë të vështira.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Flet reperi i hitit ‘9 Milly’, Zerocin: Ju tregoj synimin tim (Video)

Next Post

Producenti i njohur Dashnor Asllani ja ku do të shfaqet si aktor kryesor!

Advertisement