Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rati: Muzika, fjalëkalimi i jetës time

 

Rati, emri i plotë i të cilit është Plaurent Shushku është këngëtari më i mirë dhe më i kërkuar i momentit që më dashamirësi ka mbjellë tek publiku dëshirën për të dëgjuar muzkë popullore, kryesisht të Shqipërsisë së mesme por jo vetëm. Rati është një emër i njohur madje mund të themi i mirënjohur në tregun muzikor shqiptar dhe jashtë kufijve të tij kudo ku ka shqiptarë dhe duan muzikën e tij. Fryma që përcjell në këngët dhe mënyra si ai prezantohet për publikun, duartrokitjet e të cilit nuk e lënë lehtë të largohet në mbrëmjet ku ai këndon, tregon se ai e ka muzikën në gjak dhe se e do muzikën sa jetën e tij. Nga mënyra si flet për muzikën kur bisedon me të, duket se “muzikë” është fjalëkalimi për gjithçka në jetën e këngëtarit, që nga profesioni, familja dhe gjithë sa e rrethon. Rati ka një karrierë muzikore shumë të gjatë, sepse ka nisur të këndojë që në moshë të vogël në mënyrë të talentuar. Rati në SHBA renditet tek këngëtarët më të kërkuar dhe më të mirë të momentit, duke pasur aktivitete në vende të ndryshme të saj. Arma e tij e fortë është zëri me të cilin ka bërë për vete këdo e ka dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme një këngë të tijën apo ka pasur në gëzimet familjare apo mbrëmjet e organizuara nëpër Europë e më gjerë, Amerikë.  Rati, jo vetëm që është një këngëtar profesionist, por ka edhe një zemër shumë të madhe. Ajo që na bën përshtypje është filantropia e tij, me të cilën ai kurrë nuk është mburrur por veprat e tij bamirëse kanë treguar që mund të bësh mirë nëse kë një shpirt të mirë, e duke qenë artist nuk ka si të ndodhë ndryshe. Rati, Plaurent Shushku ka një karrierë të shkëlqyer muzikore dhe kjo është falë  punës, vullnetit dhe sigurisht talentit që ka, zërin e tij. Vlen të përmendim disa nga klipet e shumta që Rati ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarë të tjerë ku ai u njoh nga publiku dhe bëri bujë në bashkëpunimin e vitit 2008 me Zajmina Vasjarin “Zarfe trendafilash” në 2013 me këngëtaren Babeta Shahini “Si karamele”, në 2014 me humoristin Bes Kallaku, në një këngë satirike si “Jeta e funit” , më pas me Artushin me klipin me titull “Kshu ka thonë dhe Bab Myslymi” dhe  “Bela” me 52 Onin. Në vitin 2015, Ingrit Gjoni & Rati publikojnë videoklipin “Ndale”, në bashkëpunim me Kastro Zizo. Me këtë këngë ata morën  pjesë në “Netët E Klipit Shqiptar 15” një vit më pas. 2015 nuk do mbyllej me kaq por do publikonte edhe klipin me Big Mamën dhe Bes Kallakun “Me temina”, “Skifterat 2” dhe “Dale ngadalë” në bashkëpunim me Marsel Ademin. Viti 2016 pati disa prurje të këngëtarit si “S3 Amsterdam” në bashkëpunim me Nes Kallakun dhe klipin “Leya, Leya”, në bashkëpunim me këngëtaren rumune Denisa. 2017-a pasoi si një vit ku këngëtari solli produksione por pati edhe sukses të jashtëzakonshëm me klipin “Dashurine Time” e më pas një tjetër bashkëpunim do vijonte me Lume Popovcin me titull “Ome Lale #13″. Kulmi i sukseseve të tij vjen në 2018-n dhe gjatë gjithë këtij viti ai ka sjellë një mori me këngë dhe klipe si bashkëpunimi me këngëtarin Mehdi Zena sjellin këngën me klip me titull”Kam Shtepine Te Pusi Qe Lahet Vet”, e më pas këngët solo “Vritem Me Dashni” dhe “Gabim”. Së fundmi ai ka sjellë një bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur Amarda klipin me titull “Kavalieri” një klip që ka lënë gjurmë tek publiku sepse e dëgjon kudo në makina apo festa të ndryshme. “Ama dashninë” është klipi më i fundit që Rati ka sjellë për publikun e tij, në gusht të këtij viti, por 2018-a nuk ka mbaruar ende kështu që surprizat nga Rati nuk do ndalojnë këtu. Presim në vazhdim!

Advertisement

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

 

 

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjetan Keta: E bëra për Shqipërinë time

Next Post

KMC: Pas kuintash ishte puna më e madhe me “Profesorin”

Advertisement