Deri më tani nuk kishit dëgjuar për të? Por nëse lexoni në vazhdim do mësoni shumë sigurisht. Arben Bala është një nga personazhet më atraktive të artit në Norvegji. Shqiptari me një fizik të formuar pasiqë një kohë të gjatë është marrë me kickboksing e tash prej një kohe edhe me aktrim ka anuluar shumë data dhe projekte atje për t’iu përkushtuar një projekti filmik që po bëhet në Kosovë.
Sa kohë ka që meresh me aktrim?
Merem me aktrim që prej vitit 2005.
Të pëlqen ky profesion apo e ke vetëm si hobi?
Natyrisht që më pëlqen dhe e kam profesion, ndërsa hobit e mia janë të tjera.
Cilat janë projektet në të cilat ke marr pjesë deri më tani?
Kam marrë pjesë në shumë projekte norvegjeze.
Për momentin je duke punuar në një projekt filmik në Kosovë, na fol ndonjë gjë më shumë rreth kësaj?
Gjithashtu kisha dashur të cek që kam anuluar dhe kam ndryshuar shumë data dhe projekte për të kontribuar në Kosovë me projektin e filmit të ri në të cilin jam pjesë edhe unë!
Suksesi më i madh i joti?
Suksesi im më i madh është kur kam aktruar në teatrin e mbretërisë norvegjeze.
Kush është Arbeni jashtë skenës?
Karakteri im qëndron i njejtë si brenda ashtu edhe jashtë skenës.
Krahas aktrimit ju mereni edhe me kickboks?
Kickboxing është një prej sporteve të mia të preferuara.
Ku e gjeni më të miri veten?
Veten më së miri e gjejë në botën e artit.
Ndonjë këshillë për gjithë ata që duan të meren me aktrim e njëkohësisht edhe me kickboks?
Ju kisha këshilluar të gjithë atyre që merren me aktrim dhe me sport të mos i humbin ëndrrat e tyre sepse gjithçka arrihet me mund dhe përkushtim!