Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ngreu prift, të ulet hoxha Nga Agron Berdaj

Sistemi i aleancave politike në Shqipëri është një tregues real dhe i vazhdueshëm i amoralitetit politik ,i krizave programore partiake dhe i pabesisë së elitave ndaj elektoratit që përfaqësojnë .Dielli nga e kthejnë kokën shtabet politike të partive veçanërisht atyre satelite , apo siç i thonë “mbushëse topi” ,është vetëm tepsia e pushtetit .Një rast i tillë tipik  kohët e fundit është edhe divorci në mës të bashkjetesës mes  pozitës dhe PDIU-së .Kështu ka ndodhur me këtë subjekt politik edhe herë të tjera kur, pasi e shikon se mbetet pa thela ,ndonjë copë doganë ,a portofol ministror ,pa ndonjë koncesion të majmë ,ajo e prish martesën dhe ashtu siç është e çvirgjëruar kërkon partnerë të tjerë  . Por lëvizjet e partisë çame ,veç lojës fëminore dhe të pabesushme  me aleancat politike ,përmbajnë edhe anën humoristike .Në aleancën që  ajo shkon ,prej andej gjithmonë ka dalë PDNJ-ja .Madje kjo parti  ka lënë edhe postet dhe portofolet ,vendet e rehatëshme në majë te Olimpit ,në parlamentin shqiptar dhe është larguar për t’i bërë opozitë rivalit të saj. Dhe këto braktisje ajo i ka  justifikuara më standartet programore dhe respektimin e përmbajtjes dhe qëllimeve strategjike të këtij subjekti politik .Pra, në emër të këtij qëllimi PBDNJ-ja ,si një prift i revoltuar  është  ngritur nga karrigja e pushtetit, për t’ja lënë vendin  hoxhallarëve të  PDIU-së .Nuk di nëse kjo do të ndodhi edhe në këtë rast  .Por logjika ta thotë se po nuk ndodhi kjo , janë shënja jo të mira  ,si  një ogur i keq për PDIU-në ,se ajo do të jetojë në vazhdim  një endërr të keqe .Ato janë dy subjekte politike me programe të kundërta ,si do të arrinë t’i vllazërojnë kontraditat   .Nuk është për tu habitur se  të keqes çame  i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejë mediokriteti politik dhe prapsitë e lidershipit të këtij subjekti politik .Kudo gabime në fushën e strategjisë politike ,në taktikat e ndërmara ,në përzgjedhjen e aleancave ,në eklipsimin e përmbajtjes programore nga  tepsia e pushtetit dhe përfitimeve materjale ,në shpërbërjen e unitetit të elektoratit dhe stafit drejtues .Ka një keqpërdorim të imazhit  .Fryhet kryetari për t’u dukur në publik si gjigand ,fryhen edhe objektivat politike ,fantazohet për rrugët e zgjidhjes së çështjesh çame ,por fatkeqësisht gjithçka vetëm në letër dhe si materiale propagandistike dhe elektorale . A mund ta mbulojë gjithë kjo fryrje e kryetarit erozionin e brendshëm në parti ,të zmadhojë sadopak peshën specifike të këtij subjekti politik brenda spektrit pluralist shqiptar ,të ngjalli shpresa dhe optimizëm për kauzën e programuar .Ç’ndodh në praktikë? Aleancat  brenda spektrit politik shqiptar elita e kësaj partie  gjithmonë i ka zgjedhur jo gjithmonë në interes  të çështjes që ata përfaqësojnë politiksht .Një gjë të tillë e bën edhe tani kur është bërë pjesë e kualicionit me PD-në .Dihet nga të gjithë se marrëveshja e detit e PD-së me fqinjin jugor ,ku bashkë me detin e falur shuhej edhe çështja çame ,pushonte  si precedent mes dy vendeve . A mund t’i besojë kush sloganet e saj sot , lidhur me Çamërinë ,nga i njëjti front politik ,e njëjta aleancë që e bëri kurban këtë cështje ,nga i njëjti sharlatan politik që firmosi marveshjen e turpit ,që e ka emrin Lulzim Basha .

Por jo vetëm në fushën strategjike, elita e PDIU-së ,ka ecur në drejtimin e kundërt të çështjes që përfaqësojnë ,por kjo është vënë re  edhe në fushën taktike  .Është një subjekt politik pa unitet dhe kohezion të brëndshëm gjë që rrjedh jo nga parimet por nga etja për pushtet dhe fitime .Është i vetmi subjekt politik që kokën e ka  në një drejtim dhe trupi në drejtimin tjetër .Koka në Stamboll dhe trupin  në Janinë . Pjesa ideologjike dhe administrative  e partisë është në kualicionin opozitarë ndërsa  pjesa politike e zgjedhur nga populli në kualicionin qeverisës . Por , ky fenomen është vrejtur vazhdimisht ,edhe në fushatën zgjedhore të vitit 2013 ,ku një pjesë e partisë ishte me kualicionin socialist dhe një pjesë me atë opozitar demokratik ,kryetari i partisë nga njëra ane dhe Dashamir Tahiri  ,në anën tjetër .Këtë të fundit  e kritikonte partia  se duke marë pjesë në kualicionin demokratik ai ishte kthyer në  shërbëtor i Vangjel Dules dhe se votat e tij do të shkonin për PBDNJ-në . Ndërsa sot elita e kësaj partie përgjërohet për bashkëpunim  me partinë e Dules brenda të njëjtit  stan opozitar  . Nuk po flasim për dyzimin e partisë ,për shumfishimin e rrymave dhe fraksjoneve brenda saj , as për faktin se që nga kryetari dhe shumë të tjerë kapërcimin e ylberit politik e kanë profesjon . Lodhesh t’i numurosh shetitjet që ata kanë bërë nga njera parti në tjetrën deri sa zunë vend te partia që zotrojnë sot .Stërlodhesh akoma më tepër kur numuron aleancat dhe akrobacitë e tyre politike të orjentuara sipas erës së tepsisë së pushtetit .Kur i krahason këta liliput politikë me politikanët dinjitoz në botë që udhëhiqen nga parimet e demokracisë liberale, vec ndjen zhgënjim .  Idrizi i çamëve,por si ky edhe të gjithë të tjerët,  i  ndërrojnë aleancat politike si mbreti gratë pa parime dhe moral , për një thelë pushteti  .Ky është një tregues real për  të kuptuar  se nga ç’motive  mjerane ndërtohen kualicionet dhe aleancat  politike në Shqipëri .

Më ka ngelur në kujtesë një fakt nga serjoziteti dhe përgjegjesia me të cilën ndërtohen aleancat mes forcave politike në Angli . Dhe fjala nuk ishte për problem strategjike, por për një cështje fare të thjeshtë .Para dhjetë vjetësh një partie të gjelbër, pa shumë peshë në spektrin politik vendas ,por për momentin nga ajo varej fati i një kualicioni qeveritar, ju kërkua bashkpunimi .Pasi u studjua kërkesa në mënyrë kolegjiale ,u bënë rregullimet programore ,u mor edhe mendimi i elektoratit .Dhjetë mijë gjahtarë  ,antar të partisë së gjelbër ,vendosën  si kusht , nëse qeveria do ta lejonte një javë më përpara gjuetinë e rosave ata  do ta pranonin kualicionin ,ndryshe jo . Qeveria e pranoi kushtin , dhe kualicioni funksionoi normalisht .Ndërsa gjahtarët e politikës shqiptare hedhin në krahë çiften, marrin për dore dhe zagarët dhe dalin në gjahun e korupsionit ,pa pyetur askënd ,as edhe elektoratin ,as normat me elementare të demokracisë së brendëshme .

Advertisement

Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Velinat e Fiksit: Me ata vdes së qeshuri

Next Post

Maarif, për një arsim dinjitoz për të ardhmen

Advertisement