Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kriza e patriotizmit Nga Agron BERDAJ

Sot, në Shqipëri një nga krizat më të renda është edhe  ajo e atdhetarizmit. Kjo lloj krize  shfaqet kudo, e hapur dhe e maskuar ,nga institucione shkencore ,por edhe nga njerzit e thjeshte ,nga pushteti në vend, por edhe nga jashtë ,nga kundërshtarët historikë të kombit shqiptar . Zhvillon antipatriotizëm për shtatëpalë qejfe Presidenti i Republikës, i cili shpërndan dekorata kriminelëve të LANÇ dhe injoron heronjtë e kësaj lufte .Në vallen antishqiptare mer pjesë edhe shoqëria e cila me indiferentizëm nuk reagon kur kërkohet që përballë monumentit të Skenderbeut në Kosove të vendosej ai i armiku të tij, Sulltanit ,apo kur kërcënohet të hiqet përmendorja e Nënë Terezës se ajo i përket një feje tjetër .Pra, emrin dhe veprën e saj nuk e vlerësojnë  në pikpamje të vlerave humane që e ka ngritur lart emrin e shqiptarëve ,por e shohin thjesht si përkatësi e një feje tjetër . Pra, feja sipas tyre mbi shqiptarizmin  . Vetëm në Shqipëri ndodh që një grup pseudohistorianësh, në mungesë edhe  të një ligji që ndalon prapagandën fashiste , ashtu si në të gjitha vendet e Europës demokratike ,kërkojnë të përmbysin raportet historike ,ku fitimtarët e LANÇ ,i quajnë si humbës  dhe tradhëtarët i shpallin fitimtarë ,që kriminelët i cilësojnë  si  heronj dhe heronjtë e vërtetë i shpallë armiq të popullit .Kjo epidemi e antipatriotizmit ka depërtuar shumë thellë në mëndjen dhe shpirtin e shumë njerëzve .Ata në emër të kozmopolitizmit mundohen të hedhin poshtë frymën atdhetare ,shqiptarizmin ,historinë ,gjuhën  dhe kulturën e tij .Për ata duket se janë pa vlerë  dhe të dalë mode thëniet e rilindasve kur  këndonin: “Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin shqipëtar” ,apo perla tjetër“…ku është balta më e ëmbël se mjalta ,në Shqipëri“ dhe plot të tjera si këto .Madje sot, antishqiptarizmi prej tyre mundohet të vihet mbi baza teorike duke shtruar pyetjen se ç’duhet  një atdhe i dobët ,i zhubravitur ,i varfër ,që nuk më siguron punë ,mbijetesë ,siguri dhe liri , ku sundon krimi ,vjedhja , vrasjet dhe tradhëtia kombëtare .Se në kushtet e lëvizjes së lirë  atdheu im është atje ku punoj ,edukoj fëmijët ,ndihem i siguruar dhe i integruar .E përforcojnë ndjenjat antiatdhetare  edhe qëndrimet sharlatane të opozitës të të gjitha kohrave, të cilat kur janë në pushtet shiten si patriote dhe kur dalin në opozitë e përdhosin në mënyrën më të turpëshme ,atdheun ,lirinë dhe dinjitetin e shqiptarit .Ka mjaft  intelektual dhe kuadro që kur janë në poste shtetërore e duan shumë atdheun, por kur largohen prej andej e urrejnë ,e shajnë me fjalorin më të ndyrë ,emrin shqipëri ,flamurin ,kulturën dhe historinë . Pra, për këtë kategori njerzish atdhetaria është e barabartë me një post në administratë ,me një koncesion të përfituar ,me një tender ,me një Gërdec të përgjakur ,me lirinë për të vjedhur floririn dhe bankën e shtetit ,me të drejtën për t’u pasuruar duke vjedhur . Për ata që nuk kanë pushtet ,punë dhe pasuri  rruga e vetme për të siguruar mbijetesën është braktisja e atdheut fizikishtë, por kurrë shpirtërisht  moralisht dhe ekonomikishtë  .Nëse kategoria e parë kur rrëzohen nga karrikja e pushtetit e mallkon atdheun deri edhe  prapa diellit të vejë ,ndërsa kategoria e dytë edhe pse larg e duan dhe mbajnë lidhje të forta shpirtërore me vëndin e tyre .Edhe më e keqja është se kategoria e parë e quajnë veten modernistë të përparuar ,pragmatistë idealë, që kanë kritere të tjera në vlerësimin e atdheut dhe patriotizmit madje të tjerët i quajnë të prapambetur ,skllevër të atdheut ,konservator që duan diçka që u sjell prapambetje .Ata gati sa nuk thonë se  patriotizmi është vetëm për të varfërit dhe të mërguarit .  Është e vërtetë se Shqipëria është e pasur me të gjitha mrekullitë e dhëna nga natyra , dhe e varfër ,e rrënuar nga pushtetet dhe qeverisjet, por kjo nuk do të thotë se atdhetaria ka vdekur . Ajo është në dorën e njerëzve dhe të shoqërisë .Veçse  atdhedashurinë  nuk duhet ta presim nga jashtë, si dhuratë ,përkrahje a lëmoshë ,apo si vetting  e nga monitorimi ndërkombëtar . Miqët tanë strategjikë na kanë mësuar sesi  atdhetaria lidhet ngushtë me zhvillimet demokratike ,me luftën kundër korrupsionit ,me ruajtjen e sovranitetit kombëtar .Këto janë detyrat e tyre , të tjerat janë detyrë e shoqërisë shqiptare . Dhe kjo nuk bëhet duke mallkuar dhe sharë ata që në respekt të Shqipërisë kudo në botë bëjnë me duar shqiponjën . Në djall të vejë shqiponja, thonë këtu në Shqipëri  kur territori është i pa pastruar ,kur njerzit hyjnë në autobuz andej nga duhet të dalin ,kur ankohen për varfërinë dhe udhëtojnë më Benza modernë ,etj .Këto janë të vërteta, por për këto plagë shqiptare  nuk e ka fajin  Ronaldo në Spanjë  që sa herë i shënon  gol kundërshtarit bën shqiponjën ,apo se kampionia kroate që e përshëndeti publikun për titullin duke bërë shënjën  e flamurit shqiptar ,apo krushqit nga Japonia në dasmën e martesës së vajzës me një djalë nga  Shqipëria,bëjnë të njëjtën gjë .Nuk e kanë fajin ata dhe as duhet pritur të na pastrojnë Shqipërinë nga plehrat .Nga plehrat natyrale dhe ato politike Shqipërinë duhet ta pastrojmë vetë , si hapi i parë i aksioneve atdhetare . Bota kundër fenomeneve të tilla që e vrasin atdhetarinë dhe ndërgjegjen kombëtare ,ka vënë në përdorim gjithçka që nga hedhja e politikanëve të pa denjë në koshat e plehrave ,nga diversionet popullore  në banesat e sheikëve të pasuruar me gjakun e popullit ,nga lëvizjet e fuqishme sindikalistë për t’i futur  në vrimë të miut politikat dhe politikanët e korruptuar .Dhe kjo duhet të fillojë nga Gjiri i Lalzit dhe të vazhdojë në malin e Dajtit .Vetëm atëherë atdheu do të prodhojë më tepër liri ,hapësira punësimi ,zhvillim , kulturë dhe atdhedashuri  .Por me këtë gjumë letargjik që bën populli shqiptar ,vështirë se do të prodhojë një atdhetarizëm të vërtetë .Plaku i mëncëm Isamail Qemali thoshte se kur një fëmij fle ai  rritet,por kur fle  një popull, ai vdes .

Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Armendi dhe Diellëza, një princ dhe princeshë dhe dasma e tyre madhështore

Next Post

Njihuni me Luizën, 16 vjeçaren që po sundon skenën shqiptare (Video)

Advertisement