Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Njihuni me Arafatin, drejtorin e Policisë financare që po ‘shkund’ themelet e korrupsionit në Maqedoni

Ai ka lindur në Gostivar në vitin 1982, shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në fshatin Debresh kurse ka diplomuar në fakultetin juridik në UEJL në Tetovë, nga viti 2006-08 ka punuar si konsultat në një kompani private ndërsa më pas edhe në gjykatën themelore të Gostivarit që më vonë të fillojë punën në Policinë financiare në Shkup duke drejtuar kështu brenda disa sektor të rëndësishëm deri në vitin 2015 ndërkohë që po në këtë vit është angazhuar për dy vite me rradhë në prokurorinë publike për krim të organizuar në sferën e ndjekjes së përgjimeve të paligjshme që në vitin 2018 të zgjidhet edhe si Drejtor në Drejtorinë e policisë financiare. Flet shumë mirë gjuhët sllave dhe gjuhën angleze e gjermane. Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi në një intervistë të fundit bëri të ditur se vijojnë hetimet rreth parregullsive të mundshme në Komunën e Karposhit. Pas padisë penale për ish kreun e kësaj komune Stevço Jakimovski, Policia Financiare do ta kryej kontrolle edhe në Sektorin për urbanizëm. Muahermi deklaroi se përveç ndaj ish funksionarëve të VMRO-së hetime zhvillohen edhe ndaj zyrtarëve aktual. “Hetimi për komunën e Karposhit nisi ditën kur morëm raport të revizorit nga komuna e Karposhit, ku u konstatuan disa padrejtësi, ato edhe vetë kryetari i komunës i publikoi, si dhe morëm urdhër nga Prokuroria publike, të veprohet në bazë të raportit të revizorit, ku inspektorati i drejtorisë së policisë financiare, ishin në terren tre muaj rresht dhe janë gjetur disa parregullsi. Padia e fundit penale e dorëzuar kundër disa të punësuarve në komunën Karposh, ishte pjesa e parë ku janë konstatuar abuzime rreth prokurimeve publike. Kompetencë në këtë pjese të kontrolleve të kryera, ka pasur Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion. Kjo nuk do të thotë se ne kemi përfunduar me hetimin. Është konstatuar se pjesa ku janë kryer parregullsi rreth prokurimeve publike, kompetente është ajo prokurori. Tani fillojmë një pjesë tjetër, të kryhen kontrolle në sektorin e urbanizmit, ku pasi të përfundojnë të njëjtat, gjithsesi në bashkëpunim me Prokurorinë Publike besoj se do të ngrihet edhe kallëzim përkatës për të njëjtët”, thekson kështu mes tjerave drejtori i Policisë financiare të Maqedonisë, Arafat Muaremi. Në Periudhën e fundit keni ngritur disa kallëzime penale kundër ish krerëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe ministra si Vladimir Todoroviq dhe Nikola Dotorov. A mund në të ardhmen të presim edhe një hetim të caktuar për funksionarë të lartë qeveritar nga qeveria aktuale. “Drejtoria e policisë financiare vepron vetëm sipas ligjit. Në bashkëpunim me Prokurorinë publike dhe me anë të gjithë paraqitjeve të dorëzuara në DPS, ne gjithsesi se kemi vepruar, jo në mënyrë selektive, dhe në të njëjtën kohë gjithashtu kemi raste ku janë të involvuar edhe funksionarë të caktuar nga qeverisja aktuale, besoj se në të ardhmen ato do të përfundojnë me rezultate ku edhe do të ngrihen kallëzime përkatëse deri tek Prokuroria kompetente publike. Drejtoria e policisë financiare është pjesë e gjyqësorit. Kështu që në hetimet e kryera dhe ku duhet të kontrollohet, askush nuk ndikon. Dhe kështu duhet të jetë, sepse ne si institucion nuk veprojmë në mënyrë selektive. Veprojmë vetëm përmes paraqitjeve të dhëna. Unë publikisht i inkurajoj të gjitha partitë politike qofshin nga opozita apo organizata qeveritare apo joqeveritare të paraqesin nëse kanë hasur ndonjë parregullsi dhe nga funksionarët e tanishëm. Kështu që nuk mund të përdoret Drejtoria e policisë financiare për qëllime politike ditore. Drejtori është organ që vepron sipas ligjit dhe e tillë duhet të mbetet. Ka disa hetime të tilla që janë hapur në drejtorinë e policisë financiare. Lirisht mund të them për pjesën që hetonim rreth shpërdorimit në FENI SHA Kavadarë, ku tani është vërtetuar që firma e cila ishte themeluar “Uniko Dubai”, nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare vërtetuam se ajo firmë është përdorur vetëm për kalim të parave tek persona fizikë, pra tek pronarët e Uniko resorses. Që do të thotë se hetime të tilla do të ketë dhe në të ardhmen tek ne. Disa janë nga fundi dhe për një kohë të shkurtër do të publikohen dhe opinioni do të shohë se ekziston pastrim parash nëpërmjet atyre kompanive offshor. Është e vështirë të dëshmohen pronarët e vërtetë nëpërmjet atyre kompanive offshor, sepse përdoren vende që nuk bashkëpunojnë me R. Maqedoninë. Kështu që kjo është e vështirë, por të dëshmohet se firmat janë fiktive, atë mund ta bëjmë”, vlerëson kështu Muaremi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Flet kampioni, Shefat Isufi: Humbjen nuk e njoh, qëllimi im të ndeshem për titullin botërorë

Next Post

Zv.ministrja Elezi: Ligji për mbrojtje të konsumatorëve dhe ai i policisë financiare futen në procedurë parlamentare

Advertisement