Me prejardhje nga Strellci por që jeton në Gjermani e që në moshën 16 vjeçare kishte nënshkruar kontratë me Universal Records në Gjermani për të bashkëpunuar më pas me ta për 3 vite me rradhë ku kishte publikuar tre videoprojekte, por duke pasur synim shkollimin e lartë e kishte lënë anësh muzikën mirëpo shkollimin e ka përfunduar me sukses.
Kamaja, ka vendosur që t’i kthehet fuqishëm muzikës. Një projekt shqip-anglisht por me titull spanjisht. Videoklipi është publikuar nga platforma më e madhe shqiptare në youtube, Arkivashqip. Ajo është këngëtare me përmasa internacionale dhe do të përcjellë shumë surpriza të mëdha në skenën shqiptare e krahas kësaj ajo është dhe tekstshkruese dhe producente ndërkohë që muzika shqipe pritet që të përfaqësohet në mbarë botën nga vet këngëtarja, Kamaja.