Ka surprizuar të gjithë publikun me këngën e saj më të re me motive popullore. Juliana Pasha, këngëtarja me zërin potent sjell “Në më je” një këngë ndryshe nga të gjitha këngët e publikuara prej saj dhe një performancë që të mahnit. Kjo është Juliana Pasha!
Fabjola Kuburi:- Juliana, kënga “Në më je” është realizimi yt i fundit muzikor. Çfarë ke dashur të përcjellësh përmes saj?
Juliana Pasha:- Jam përqëndruar gjithmonë tek këngët që i përshtaten natyrës së vokalit tim. “Në më je” është një eksperiment që doli i suksesshëm. Kënga ka natyrën tipike verore e mbi të gjitha frymën e muzikës së jugut di në tekst ashtu deri në melodi.
– Është këngë e bukur, një klip me ngjyra, fiks nga ata që do s’do i këndon edhe në ecje apo i mban në Ipod për ti dëgjuar kur ke nevojë për doza energjie. Je e kënaqur që bëri impakt të këndshëm kaq shpejt tek publiku?
– Sigurisht që jam e kënaqur. Është një këngë që të mbetet në mendje dhe sa më shumë e dëgjon aq më tepër e fikson. Teksti pastaj është tepër i veçantë dhe me shprehje që zakonisht përdorën në jug të Shqipërisë.
– A është kjo edhe një meritë e bashkëpunëtorëve të tu, duke qenë se ke zgjedhur emra të rëndësishëm në muzikën shqiptare si Adi Hila?
– Absolutisht që po. Adi e ka qëndisur këngën siç di të bëjë vetëm ai.
– Çfarë të bën më krenare sa i përket rrugëtimit tënd në muzikë?
– Qëndrueshmëria dhe guximi për të eksperimentuar në muzikë.
– Nëse do të ktheheshe edhe një herë pas, gjen diçka për të ndryshuar?
– Jo! Mendoj se kam bërë rrugëtimin e duhur deri më tani.
– Sa emocionuese është jeta që bën Juliana?
– Më shumë sesa emocionuese le të themi që është tepër aktive. Me një bisnes për të ë çuar përpara (që sigurisht kërkon kohën dhe vëmendjen çdo ditë, me koncertet e ndryshme, me dasmat që kanë veçantinë e tyre, me punët në studio etj, por të paktën jam e lumtur sepse në të gjitha këto gjëra kam pranë bashkëshortin Altinin. Çdo gjë në karrieren time është e lidhur ngushtë me familjen dhe besoj se kjo është më emocionuese se të gjitha pasi kam fatin që të gjitha ndjesitë e mia ti ndaj çdo ditë me Altinin.
– Cilën nga këngët e tua e ke përjetuar më shumë?
-Të gjitha këngët kanë lënë një shenjë të veçantë tek unë. It’s all about you përfaqësoi shqipërinë në eurovizion, Jeto është një këngë kundër dhunës dhe trafikimit, Një qiell i ri është kënga që shpreh dashurinë hyjnore, Diamant, Sa e shite zemrën janë këngë fituese çmimesh në Kënga magjike, siç e shikon nuk mundem të zgjedh vetëm njërën.
– Me cilin këngëtar do të kishe kënaqësinë ta ndaje skenën, që ende nuk ke pasur mundësi bashkëpunimi?
– Nuk kam ndonjë preferencë të veçantë.
– Një reagim që të ka surprizuar…
– Me këngën e re publiku dhe fansat janë çuditur paksa për kërcimin dhe natyrën e këngës. Një nga reagimet me tipike ka qenë – Ua pse këndon Juliana popullore?
– Çfarë i thotë Juliana reflektimit të saj në pasqyrë?
– Nuk para flas parë pasqyrës.
– Cila mbetet për ty pjesa më e bukur e një 24 orëshi?
– Momenti kur heq makeup-in nga fytyra.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!