Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Irena Dedvukaj:Kur kënga bëhet pjesë e jotja…!

Irena Dedvukaj është këngëtarja shkodrane që ka sjellë disa klipe në treg, i fundit i cili ishte një bashkëpunim me këngëtarin Lindon Camaj ka pasur një impakt mjaft të këndshëm në publik. Irena, ka disa projekte të reja të cilat do ti sjellë shumë shpejt në treg. Ajo nuk harron të falënderojë publikun e saj i cili ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për të!

 

Fabjola Kuburi:- Irena, një emër  që ka bërë emrin e vet tek publiku jo vetëm për talentin por edhe për pamjen e hijshme. Si të duken këto vlerësime?

Advertisement

Irena Dedvukaj:- Unë ju falendëroj për vlerësimet dhe më vjen mirë që dalëngadalë, hap pas hapi kam arritur të krijoj një vend për veten në muzikë. Më vjen mirë edhe që publiku pëlqen muzikën dhe këngët e mia.

– Çfarë do të thotë për ty te jesh këngëtare?

Mendoj se është diçka që ka lindur me mua dhe tashmë e kam të pandashme. Sigurisht që koha dhe puna me zërin bëjnë efektin e tyre por gjithmonë kam qenë e mendimit që këngëtar ose je ose s’je!

– A mendon se në fund të 2018 mund të thuash “ky ishte viti im i suksesit”?

Po, besoj se në fund të 2018-s do mund të them që ky ishte viti im. Kam projekte në punë e sipër që shumë shpejt do ti sjell në formën përfundimtare dhe uroj të më mbështesë publiku ashtu siç ka bërë gjithmonë.

– Thuhet që njeriu është pjesë e këngës, si mund të jetë një gjë e tillë?

-E thashë pak më sipër që kënga është diçka që buron nga shpirti dhe gjithçka që bëhet pjesë e jotja detyrimisht edhe ti je pjesë e saj.

– E ke kuptuar tashmë se çfarë duhet të ketë një këngëtare të jetë gjithmonë në vëmendjen e publikut?

-Patjetër, mendoj se zëri është ai që të nxjerr në dritë kudo, sigurisht edhe imazhi i kuruar por zëri është baza.

– Ia ke marrë dorën tashmë shou bizzit në Shqipëri besoj apo jo?

-Shoubizi do bëjë punën e tij, unë timen.(Qësh)

– Për çfarë të pëlqen të lësh kohë mënjanë, veç të tjerash?

Për familje, do doja të kisha shumë më shumë kohë për familjen time.

– Thuhet se, që të fitosh në atë që i ke vënë vetes synim, nuk duhet të humbasësh përqendrimin… Ka ndodhur të kesh dashur ta lësh në mes të gjithën, të jesh ndjerë e lodhur, e zhgënjyer?

Si në çdo fushë edhe muzika ka ato momentet që të lodh apo të ngarkon dhe sigurisht edhe unë kam jetuar të tilla, por kanë qenë momentale dhe kam vazhduar me tej.

– Çfarë është më e rëndësishme të mësohet në jetë?

Që të vlerësohet jeta dhe familja më shumë se gjithçka tjetër.

– Cili është një nga virtytet e tua që je e lumtur që të karakterizon si njeri?

Fakti që i gëzoj jetës gjithmonë dhe që më karakterizon altruizmi, po të mos kujdesemi për njëri-tjetrin ç’njerëz do ishim?

– E ke besuar gjithmonë shprehjen që, nëse i futesh punës për diçka, rezultatet do të vijnë patjetër?

-Gjithmonë e kam besuar këtë gjë. Thonë që  në mos rrjedhë do pikojë, kështu që po punove diçka do rezultojë pozitive.

– Sa shpesh e ndesh pasqyrën përballë brenda një dite?

-Jo shumë shpesh, sepse unë jetoj ne skaje përsa i përket imazhit, ose jam tërësisht e thjeshtë pa make-up këtu e kam fjalën për përditshmërinë, ose jam afër perfeksionit në ditë të veçanta që bëhet fjalë, një event, një mbrëmje një koncert.

– Ndërsa ndodhesh përballë saj, si e vazhdon frazën e famshme: “Pasqyrë moj pasqyrë…”?

-…”faleminderit që të paktën ti na shfaq e na tregon ashtu si jemi…!(Qesh)

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rudina Dembacaj: Ekstremi i dashurisë sime

Next Post

Kush e le Big Mamën, publikohet promo e videoprojektit të ri (Video)

Advertisement