Agjensia “Buna 1” dhe “Buna 2” nën drejtimin e organizatorit të mirënjohur shkodran Arben Mazi, sjell për herë të parë në Amfiteatrin e Tiranës në 23 gusht një spektakël madhështor nën emërtimin “Karajfilat e Shkodrës”. Në bashkëpunim me RTSH-në, Bashkinë e Tiranës, Amfitearin e Tiranës dhe APR-në mendohet të jetë një natë magjike ku do jehojë kënga e muzikës shkodrane. Një spektakël ku çdo gjë do jetë live në mënyrë që çdo tingull të dëgjohet bukur. Mbi 20 këngëtarë do performojnë në atë skenë këngët më të bukura shkodrane me të ftuar special Bujar Qamili, Myferete Laze, Mukades Canga,Bashkim Alibali,Indrit Mlika etj orkester live nën përkujdesjen e udhëheqësit artistik Ani Unaza.Gjithçka është duke u punuar me detaje jo vetëm tek muzika live ,por edhe tek skenografia e deri tek detaji më i vogël. Çdo ditë punohet që të sjellin atë natë vlerat dhe kulturën shkodrane në mënyrën më të bukur të mundshme. Kujtojmë se Arben Mazi është Producent i 236 shfaqjeve artistike, President I Agjensise se Spektakleve Buna1 prej vitit 1998 dhe më pas i “Buna2” që nga viti 2007. Me një eksperiencë prej 15 vjetësh si organizator, menaxher, skenarist,regjizor dhe producent ai këtë koncert e konsideron si një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e tij të organizimeve artistike.