Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Andi Murra: Noizy, mbështetja ime më e madhe

Ai konsiderohet si koreografi i  vipave dhe është më i paguari ndër koreografët e tjerë. Andi Murra dhe skuadra e tij, janë ata që i japin jetë klipeve të këngëtarëve më të njohur shqiptarë por edhe ata që ndriçojnë skenat e spekakleve më të dashura shqiptare. Andi ka një falendërim të veçantë për mbështetjen e tij më të madhe, emrin më të njohur në skenat shqiptare muzikore dhe jo vetëm Noizy! Ai tregon gjithashtu edhe emrat e këngëtarevë që nuk do bashkëpunonte kurrë dhe ata që ruan shije të mirë nga bashkëpunimi!

 

Fabjola Kuburi:- Andi Murra është një emër i njohur nga publiku shqiptar në muzikë e konkretisht në kërcim/koreografi, si erdhi Andi deri këtu?

Advertisement

Andi Murra:- Ardhja e fillimit është pjesa më e vështirë e çdo artisti dhe të gjithë artistët luftojnë, shpenzojnë, sakrifikojnë bëjnë gjithçka që të kalojnë fillimin dhe të afirmohen. Unë shkurtimisht e kam nis nga zero dhe deri tani jam këtu  pa ndihmën e askujt, pa suportin e familjes, me shumë luftë sa vetëm Andi mund ta përballonte. Ndihma ime e vetme ka qenë nga Noizy i cili i pari artist që më ka dhënë suportin pa asnjë interes.

– Grupi yt i kërcimit është ndër më të kërkuarit nga vipat shqiptarë dhe jo vetëm. Cili është shtegu magjik që ndoqe për të arritur tek ky sukses?

-Është e vërtetë grupi im dhe unë janë më të pëlqyerit e të gjithë artistëve shqiptare, por jo vetëm shqiptarë dhe mendoj se shtegu magjik ka qenë puna e madhe, menaxhimi i mirë i koncerteve dhe të bërit  një punë profesionale pa ndikuar ose plotësuar qejfin individual të artistëve. Kush artist nuk pranon që të bashkëpunojë, por të komandojë me mua nuk ka bashkpunim, pasi suksesi qëndron vetëm të bashkëpunimi i frytshëm i dy artistëve.

– Duket sikur i ke marrë të gjitha festivalet e spektaklet shqiptare nën patronazh tek pjesa e koreografisë. Deri ku shkon ambicia jote?

-E theksova  dhe më parë nga puna profesionale kam fituar zemrën dhe besimin e shumë njerëzve sidomos organizatorëve të spektakleve sepse kurrë nuk i kam zhgënjyer, por vetëm  i kam suprizuar. Në këtë rast dua të falenderoj për bashkpunimin dhe besimin gjigandët e skenave shqiptare zotin Ardit Gjelbrea, Ledion Liço dhe Olta Dulaku. Ambicia ime është tepër e madhe dhe koha në vazhdim do ta tregojë.

-Vera cilësohet si periudha më me angazhime për artistët. Si është kjo verë për ju, përsa i përket angazhimeve të tua??

-Si gjithë artistët që kanë  koncerte unë kam pasur super koncerte dhe punë pa fund.(Qesh)

– A ka arti stinë?

-Normalisht për pjesën e Akademisë periudha e verës është disi më e vakët për sa i përket numrit të studentëve pasi ikin me pushime, por kjo ndodh vetëm në korrik dhe gusht.

– Bashkëpunon me një sërë këngëtarësh të njohur. Është e vështirë të bashkëpunosh me vipa?

-Nuk është shumë e vështirë pasi jemi pothuajse të së njëjtës fushë mirëkuptohemi dhe kur vjen puna që unë u bëj koreografitë shumica prej tyre kanë vlerësimin 100% se do dalë ashtu siç ato duan, ama unë jam më tepër kërkues dhe tentoj shpesh herë që të bëjë vështirësi apo koreografi apo performanca më të loshme, më të mundimshme, më të bukura nga ato që ndoshta ato mendojnë ose kërkojnë, por disa herë je i detyruar të bësh atë gjë që ata kanë qejf ose kanë parë diku. Gjej rastin ti falenderoj të gjithë ato që kanë bashkëpunuar me mua.

– Një nga vipat shqiptarë me të cilët ti vazhdon të bashkëpunosh është Noizy, çfarë e bën bashkëpunimin tuaj kaq të frytshëm?

-Kur vjen puna te Noizy me gjithë respektin për  artistët e tjerë është mbreti i muzikës hip-hop dhe frymëzuesi  i të gjithë brezave të të rinjve. Noizy beson shumë tek idetë e mia gjithashtu dhe unë tek këngët e tij, është artiste që suporton edhe punën ta bën sa më të lehtë. Dua ta falënderoj me zemër për  gjithçka ka bërë për mua.

– Cili nga personazhet ka më shumë teka gjatë xhirimeve?

-Ka pas disa s’dua të përmendë emra pasi është  egoja e tyre personale, por e theksove dhe me pyetjen më lart që unë refuzoj bashkëpunimin nëse dikush nuk bashkëpunon qoftë artisti më i madh i mundshëm .

– Po më toleranti kush është?

– Më toleranti është ai nomal që beson të puna jote dhe ka idetë e qarta sepse kurrë një këngëtar nuk mund ta gjykoj më mirë sesa unë një koreografi siç dhe unë nuk mund ta gjykoj më mirë një këngë, nëse secili prej nesh jep rëndësi dhe mbështetje gjërave që dinë të bëjnë më mirë gjithçka shkon më së miri.

– A janë të impenjuar sa duhet artistët kur bëhet fjalë për kërcimin?

-Kjo pyetje më pëlqen! Ka njerëz që janë të impenjuar, por shumica e artistëve e bëjnë kërcimin thjesht se e kanë parë diku dhe se duhet bërë duke përdorur kërcimin si imazh zhveshjeje dhe joshjeje. Unë nuk mendoj kështu  mendoj se duhet ta bëjnë siç e bëjnë amerikanët që e kanë kultur, ku kërcimit ti shohin artin dhe jo zhveshjen dhe në klipet e tyre kërcimi është primar, nëse klipi është me kërcim dhe jo si plotësues boshllëqesh për klipet e tyre siç ndodh rëndom me artistët tanë shqiptare sepse artistët shqiptare nuk duhet ta harrojnë se kanë një ndikim të madh në kulturën e kërcimit dhe muzikës dhe ato duhet të jenë të parët që duhet ta vlersojnë në mënyrë maksimale.

– A je i kënaqur nga të ardhurat financiare që të mundëson impenjimi yt?

-Faktikisht nga puna që bëj jam ndër të vetmit koreograf i kënaqur nga sa kam dëgjuar përqark dhe shifren saktë nuk mund ta them për çështje modestie, por di të them që mund të paguhem më shumë se 50% e artistëve shqiptarë këngëtarë që ndoshta mund të jenë edhe më të famshëm  se sa unë.

– Bëjnë fjalë vipat apo kur vjen puna tek klipet nuk ka fare fjalë?

-Gjëja e parë kur bisedon me dikë kur i them çmimin tim duhet të bëjmë dy-tre biseda që të biem dakord  për çmimin janë të rrallë ato pothuajse dy ,tre artistë që të thotë sa lekë do vetëm bëj diçka të bukur. Këto dy -tre persona mund të quhen vipa!

– Bashkëpunimi që të ka lënë përshtypje jo të mira…

-Bashkëpunimi që s’do doja të përsëritet kurrë ishte për fat të keq me një artiste që e kam qejf  Genta Ismajli, që për mosrespektim të asaj që kishim rënë dakord, në momentin e fundit na u donte  që të ndryshonim planin për koreografinë megjithëse kisha punuar diçka shumë të bukur dhe profesionale nga ana ime si koreograf m’u desh t’a refuzoja dhe ti thoja “jo” bashkëpunimit ditën e fundit të xhirimeve. Kjo gjë do ndodhë për çdo artist që do të thyej bashkëpunimin gjithsesi janë gjëra që ndodhin ishte çdo gjë me mirëkuptim dhe i uroj suksese me daljen e klipit.

Nëse unë them “konkurrencë” ti ç’më thua?

-Në rradhë më të parë dua ti përshëndes,  ka shumë kolegë që punojnë me seriozitet dhe janë në vendin e tyre ku janë caktuar ose vendosur dhe shikojnë punen e vetë, ndërsa për të  tjerët ju uroj  që një ditë të arrijnë aq sa kam arritur unë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Olta Boka: Dashuri me dëgjim të parë

Next Post

Kush do “arrestohet” në klipin e ri të KMC-së?

Advertisement