– Jam një vajzë 20 vjeçe, studente. Ndoshta edhe unë, si gjithë të rinjtë e sotëm, mund të bëj një pyetje vërtet të rëndomtë, ama më mundon shumë. Kërkoj shumë nga vetja dhe nga të tjerët. Kështu e përmbledh problemin tim. Dëshiroj shumë të njihem me njerëz të rinj, ama nuk afrohem dot, gjithmonë i shmang bisedat dhe asnjëherë nuk e hedh dot e para hapin për të filluar një bisedë me dikë. Më rëndon shumë ky fakt, sepse nganjëherë humbas njerëz vërtet të rëndësishëm nga ky karakter që kam. Më ndodh që të rastis me djem që gjithmonë ëndërroj t’i kem në krah, ndodh një flirt (herë-herë edhe s’e jap veten, vetëm për të bërë të vështirën) dhe më pas harrohet e gjitha. Nuk kaloj dot në fazën tjetër, në atë të njohjes. Ju lutem, më ndihmoni me një përgjigje se si të veproj. Theksoj se nga pamja e jashtme nuk më mungon asgjë, jam tërheqëse dhe e bukur dhe prandaj më vjen dhe inat! Faleminderit
Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje! Të falenderoj që ndan me ne këtë shqetësim. Për hir të së vërtetës është pak e vështirë të nxirren konkluzione të sakta vetëm nga ky përshkrim sepse arsyet të cilat na cojnë në sjellje të caktuara lidhur me marrëdhëniet me të tjerët, janë të shumta dhe variojnë që prej tipareve të karakterit e deri tek ngjarje të hershme të ndodhura në të kaluarën.
Megjithatë, ajo që ndodh është që ndonjëherë përvoja të caktuara të jetës na lënë gjurmë. E them këtë në mënyrë që në radhë të parë të kuptosh cilat mund të jenë arsyet dhe se cfarë e shkakton këtë qëndrim që ke ti përballë gjinisë së kundërt.
Nga ana tjetër, ajo që duhet gjithashtu të kesh të qartë, është se jo detyrimisht duhet t’u pëlqesh të gjithëve. Ne jetojme në një kohë ku një pjesë e marrëdhënieve janë sipërfaqësore dhe duke qenë se ka shumë mundësi zgjedhjeje, njerëzit janë relativisht “dembelë” e jo shumë të motivuar për të investuar në marrëdhënie.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!