Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nerilda Meda: Një Botëror plot surpriza!

Në këto ditë të nxehta vere dhe kampionati botëror, buzëqeshja e Nerildës në emisionin sportiv  “Destinacioni Rusi 2018” në Telesport, sjell freskinë e munguar. Mbesa e një prej emrave më të njohur në gazetarinë sportive, Defrim Methasani, Nerilda Meda është një nga moderatoret më simpatike dhe të talentuara në ekran!

 

Fabjola Kuburi:-Nerilda Meda, e bukur siç ke emrin dhe e talentuar në ekran. Nga kush e ke dhuratë aftësinë për të moderuar në ekran, sidmos programe sportive dhe tani me një emision dedikuar Botërorit?

Advertisement

Nerilda Meda:- Ekrani është magji e mendoj që përcjell një punë kolosale që ndodh pas kamerave, pra në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi. Dhuratën e kam të trashëguar besoj nga daja, por si në çdo fushë tjetër talenti nuk mjafton, duhet shumë punë për t’u rritur në formë të qëndrueshme. Moderimi i një programi sportiv ishte një sfidë për mua pavarësisht se futbollin e kam ndjekur që fëmijë. Kur autori i programit Artur Mancja më propozoi këtë projekt e pyeta: A je i sigurt që unë mund t’a bëjë këtë? Duke pasur parasysh që në gazetarinë sportive kisha shumë pak kohë vetëm 6 muaj dhe kryesisht isha fokusuar tek Basketbolli dhe Volejbolli. Por të gjithë së bashku besuam dhe besoj që deri diku ia kemi dalë.

– “Destinacioni Rusi 2018” në Telesport, si po ecën ky rrugëtimi yt në këtë periudhë të zjarrtë sportive, le të themi?

– Është bërë padyshim destinacioni më i dashur për të gjithë ne në Telesport gjatë kësaj periudhe. Ne zgjohemi e flejmë duke menduar për të, e kur produkti lind dhe rritet nga një grup pune i përkushtuar, sigurisht reagimet janë pozitive. Kam pasur fatin që eksperiencën në gazetari t’a nis me Sonila Meçon, një gazetare të apasionuar që më ka mësuar që dashuria për atë që bën, është çelësi suksesit. Ne e dashurojmë të gjithë këtë program e deri më tani kanë filluar dhe shkëndijat e para të dashurisë edhe nga publiku. Si kryeredaktori Julian Hoxhaj, po ashtu edhe dy kolegët dhe miqtë e mi, Brunilda Kazani dhe Ardit Hoxha po japin shpirtin e tyre që të shumëfishojmë këtë dashuri.

– Ti je mbesa e një ikone të televizionit, për sa i përket gazetarisë sportive Defrim Methasani, a ishte ai një pikë referimi edhe për karrierën tënde?

– Ah, sigurisht. Do të të tregoj diçka. Kur kam qenë e vogël, unë sa isha kthyer nga Greqia e nuk e flisja mirë gjuhën shqipe, daja na jepte mikrofonin në dorë duke na xhiruar dhe na kërkonte që të bënim një urim apo një përshëndetje. Vihesha shumë në siklet, mezi flisja ama nuk doja t’ja prishja qejfin, se e kam pasur dhe e kam pikë të dobët. Kur iknim në shtëpi i thoja mamit “të lutem thuaj dajës mos më pyesi më”. Por daja kurrë nuk e humbi durimin duke “na stërvitur” në mënyrën e tij. Kështu kur kam filluar punë me një ikonë si Sonila Meço e mora mikrofonin në dorë për insertin e parë, e falenderova në heshtje. E do vazhdoj t’a bëjë, pa u lodhur. Por edhe babain e kam motivimin, ai më mbështet në çdo nismë që unë marr dhe ka gjithmonë besim që do bëjë më të mirën. Ndihem e përkëdhelur nga emocionet dhe përkushtimi që marr nga prindërit e mi edhe tani që jam rritur.

– Cila është këshilla më e mirë që ke marrë prej tij? Po kritika?

– Ashtu si çdo prind do më të mirën për fëmijën, ashtu edhe prindi në media (daja) do më të mirën nga unë. Kështu që jua merr mendja që këshillat dhe kritikat janë të shumta. S‘duhet harruar që fillimi ka gjithmonë inperfeksion se aty qëndron e bukura e vazhdimësisë së karrierës. Kritika më e freskët? Mos fol shumë shpejt. Por ky element më shoqëron edhe në përditshmërinë time, jo vetëm në ekran.

– Ti e kritikon veten kur e shikon ne ekran? Për çfarë më shumë?

– Shumë, jam kritikja më e madhe e vetes. Nuk dua t’a shoh madje veten në ekran. Buzëqesh shumë dhe flas me duar më shumë seç duhet. Tani po përpiqem t’a kapërcej këtë, por përsëri kam një mal me kritika për veten. Por më thuaj diçka Fabjol, a do kishte përmirësim po të mos kishte kritika për veten?

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Algiona Aga: I fitova nga “Portokallia”...!

Next Post

Psikologu/ Kam parandjenja të këqija

Advertisement