Një këngë me mjaft ritëm dhe motive patriotike nën titullin ‘Jam shqiptare e kam për nderë’ ka vetëm pak ditë që është hedhur në qarkullim nga këngëtarja e njohur e muzikës së pastër shqipe Fahrije Zogaj. Me muzikë dhe aranzhim nga Valter Beqo dhe produksion nga ë88, tekst nga Armand Trebicka këngëtarja e njohur Fahrije Zogaj ka dashur të sjellë një projekt mjaft interesant dhe patriotik duke argëtuar kështu publikun dhe ndjekësit e saj me një super projekt të ri. Për make up-in e saj janë përkujdesur Lorel ndërsa rregullimin e stilit dhe veshjeve Joni Peci. E i gjithë produksioni i projektit është bërë nga Bujar Dervishi, e që ky nuk është projekti i fundit për këngëtaren e njohur pasiqë ajo së shpejti do të sjellë edhe këngë të reja të cilat do të plotësojnë vitin ndërsa krahas këtyre projekteve ajo është shumë e angazhuar në ahengje të ndryshme familjare pasiqë si një këngëtare që kultivon muzikën e pastër shqipe dhe performon vetëm live është më e kërkuara viteve të fundit
Advertisement