Para disa kohësh u hap lajmi se moderatorja simpatike e “Diagnozë” në Ora News Freskida Miloti, do ishte pjesë pjesë e filmit “Fighting For Love” ku do të luaante edhe aktori i famshëm Jean-Claude Van Damme. Ja pra miq, është e vërtetë, Freskida na ka servirur disa foto në të cilat duket qartë që ajo po xhiron dhe është pjesë e kastit të filmit. Ajo do bëjë rolin e nënës së personazhit kryesor ‘Ilir Van Damme’ që do e luajë vetë skenaristi Fatmir Bardhoci. Ky film është prodhim i kompanise filmikeYork Fati Film Production. Freskida është në këtë film pranë emravë të njohur ndërkombëtar si Fatmir Bardhoci, Jean-Claude Van Damme, koreanojugori Ko Eui Min, mjeshtri më i madh në botë, 6 herë pjesëmarrësi në lojërat olimpike Shaban Sejdiu, 14 herë kampioni i botës në Kick Thai box, Azem Maksutaj, japonezi Akihiro Haga me ekipin e tij STUNT team, Jakup Muja, Sam Youl dhe Mehedin Selimi, dhe mjeshtrat e teatrit shqiptar Bruno Shllaku dhe Besmir Bitraku. Freskida, urime dhe shkëlqe ashtu siç ti di të bësh!
Advertisement