Ata janë një çift amerikan, dhe që prej 12 vjetësh janë bashkë dhe spao janë celebruar në martesë. Muajin e mjaltit kanë vendosur dhe zgjedhur që ta bëjnë në Shqipëri. Tristan dhe Danyelle, ai 31 vjeç ndërsa ajo 30, janë në Tiranë prej disa ditësh dhe janë dashuruar me kryeqytetin! Dy të sapomartuarit tregojnë arsyet pse zgjodhën Shqipërinë, dëshirën për t’a njohur, traditat, kulturën, vendet, gatimet…!
Fabjola Kuburi:- Tristan dhe Danyelle, a mund të më thoni si jeni njohur ju të dy?
Tristan&Danyelle Pollok:– Në jemi njohur në Minesota në fabrikën e ëmbëlsirave, rreth 12 vite më parë. Dy miq tanët, pra dhe të mitë dhe të Daniellë, kishin menduar të na prezantonin, ata kishin menduar janë të dy të gjatë, janë të dy që duan udhëtimet dhe kështu shkuam në këtë takimin e organizuar dhe ja ku jemi sot.
-12 vite më parë?
– Pothuajse, sepse gushti është muaji jonë në të cilin bëjmë 12 vite bashkë.
– Pse vendosët të martoheni tani, pas kaq kohësh lidhjeje?
– Pyetje e bukur! Epo menduam që nuk e kishim me nxitim, që në momentin që do ndjenim për të bërë një celebrim thjesht do e bënim dhe tani ishte koha. Jetojmë në San Francisko por u kthyem në Minesota për të qenë afër me familjen dhe angazhimet tona.
– Ju keni ardhur në Shqipëri për të muajin tuaj të mjaltit, si e zgjodhët Shqipërinë?
– Kishim dëgjuar, kishim rekomandime, na pëlqejnë udhëtimet për të qenë të sinqertë. Kishim dëgjuar për Kroacinë, por ishte shumë e populluar dhe menduam ku mund të shkojmë në vend tjetër, që ka mikpritje, gjëra për të zbuluar, tradita, kulturë, zakone? Zgjodhëm Shqipërinë!
– E gjetët atë që prisnit në Shqipëri?
– Kemi vetëm pak ditë këtu, por deri tani na duket shumë shumë mirë!
– Çfarë ju pëlqen më shumë këtu?
– Na pëlqen fakti që ka shumë ngjyra këtu, ndërtesat janë më ngjyra, njerëzit duken të freskët, të bukur.
– Keni shëtitur pjesë të Tiranës deri tani?
– Po, ishim në koncertin e Rita Orës në qendër,ishte shumë bukur, kemi vizituar edhe Galerinë e Arteve, Muzeun, Piramidën dhe mbrëmjeve shëtisim sepse ka shumë gjëra që na pëlqen të njohim këtu.
…dhe vendosët që muajin tuaj të mjaltit ta kaloni në Shqipëri…!
Po, jemi të dy shumë kuriozë për të zbuluar gjëra të reja, ne kemi qenë në Meksikë, në Afrikën e jugut dhe tani jemi këtu.
– Por ju po bëni vitin e mjaltit jo muajine mjaltit…?
– Po, sepse bëjmë edhe punë ndërkohë dhe festojmë martesën tonë.
– Deri tani është bukur, po sikur të mos ju pëlqejë diçka?
– Nuk besoj sepse gjërat e mira duken që në fillim dhe po ashtu të negativet. Këtu ka ngjyra, ka buzëqeshje dhe ne shohim gjërat pozitive.
– Do rrini vetëm në tiranë gjatë këtij muaji?
– Jo. Do vizitojmë bregdetin por edhe malet, kështu që do bëjmë një eksplorim të plotë të Shqipërisë. Të djelën do të ikim në Vlorë sepse na e kanë rekomanduar.
– do ta bënit këtu një ceremoni martesore?
– Patjetër, pse jo, nëse dikush do të organizonte një event pse jo, të rimartohemi sipas traditave tuaja do ishte mrekulli.
– Do jetonit në Shqipërisë përgjithmonë?
– Po, pse jo? Madje, po e mendonim sepse puna jonë konsiston në udhëtime kështu që do ishte një ide e mirë.
– Keni ndonjë gatim apo pije shqiptare që ju ka pëlqyer shumë deri tani?
– Mëlçitë e pulës me djathë, ëmbëlsirat, byreku me spinaq, dhe japrakë ndërsa nga pijet raki mani!
– Shqiptarët ju duken të veshur bukur?
-Shqiptarët në mënyrë të jashtëzakonshme bukur, kanë shije në të veshur dhe i kushtokan shumë rëndësi pamjes., Është kulturë më vete! Jeni komb i bukur!
– Faleminderit dhe qëndrim të mbarë në Shqipëri! Ne këtu kur martohen një çift e urojmë të tradhëgohet, kështu që edhe ju të trashëgoheni!
– Faleminderit shumë!
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!