Duken si dy mikesha të pandara e të dyja veshur me plot shije e klas, por janë motra. Njëra është shumë figurë e njohur pasi është disenjatorja Vjollca Llapashtica, por tashmë motra e saj Teuta Kryeziu është personazhi shumë i lakuar këro ditë, pasi është një femër shumë e pushtetshme në biznes, ajo është drejtoresha gjenerale e qendrës tregtare më moderne të hapur në Prishtinë, Royal Mall, ku falë saj aty kanë ardhur brendet më të njohura si: Michael Kors, Max Mara, Love Moschino, Pinko, Marella etj. Vetëm pak ditë më parë Teuta bëri hapjen e kësaj qendre ku e nderuan shumë personalitete nga Kryetari i Prishtinës deri te artistët me me zë shqiptarë.