Prej disa ditësh reperi KMC, ka mbetur pa patentë si pasojë e marrjes së saj nga organet e shtetit për arsye që reperi nuk i ka bërë të ditura. Ajo që ka bërë ai është se ka postuar status me mllef ndaj marrjes së patentës dhe si për ta ironizuar ka postuar një foto me biçikletë shoqëruar me mbishkrimin “Gjithmone me ka pelqyer modestia J” duke treguar me buzëqeshje që edhe shëtitjet me biçikletë nuk janë dhe aq keq! Pas publikimit të “Na na na” një këngë mjaft e suksesshme, ndoshta duhej diçka sa për sy të keq!