Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kida: Atë e dua afër gjithmonë!

Ka sjellë dy projekte njërin pas tjetrit dhe sigurisht që Kida nuk mund të mos kishte sukses në prurjet e saj! Një nga këngëtaret më në zë të momentit me mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe miliona shikime në kanalin youtube, Orhidea Latifi ose siç njihet në muzikë si Kida vjen në një intervistë të bukur, ku tregon pak edhe nga jeta e saj e përditshme, ngacmimet, marrëdhënia e saj me studion më të suksesshme muzikore “On records” si dhe dëshirat që ka për të ardhmen!

 Abi Keta:- Kida, na trego diçka më shumë për projektet e tua më të reja, “Ti” dhe “Bileta”…

Kida (Orhidea Latifi):- Të dyja këto projekte janë të realizuara nga Zzap dhe Chriss dhe sigurisht të dala nga talenti i tyre nuk kishte sit ë mos ishin të suksesshme. Faleminderit edhe publikut për mikpritjen që i bëjnë jo vetëm këtyre projekteve por të gjithave atyre që unë sjell.

Advertisement

Çfarë simbolizon bileta?

– Bileta është simbolikë në rastin kur do t’i tregosh rrugën dikujt, pra i pret biletën dhe rrugë e mbarë!(Buzëqesh)

– Për ku do e doje një biletë tani?

– Ah, sa do doja një biletë për Dubai(Qesh)

– Cilën nga këngët e tua të deritanishme e quan arritje profesionale?

– Unë jam shumë e kënaqur me të gjitha projektet e mia!

– Kënga është art i komunikimit me njerëzit. Pse e zgjodhe këtë lloj arti?

– E zgjodha sepse ky është arti që dua. Mendoj edhe se nëse nuk do isha takuar me menaxherin tim, Metin dhe me On records besoj se të gjitha realizimet e mija në art do kishin mbetur ende një ëndërr!

– Kush është shoqëruesi yt i përhershëm në udhëtime?

– Dj im, sigurimi im dhe shpesh edhe menaxheri!

– E ke kuptuar sekretin e të qenit e preferuara e publikut?

– Çdo gjë ka specifikat e veta dhe unë mendoj se unë kam gjetur të duhurën për të qenë e preferuara e publikut. Falë Zotit, punës, vullnetit, talentit, janë shumë gjëra bashkë!

– Cilat janë sakrificat që bën për t’iu përkushtuar muzikës?

– Sakrifikoj kohën për familjen dhe shoqërinë!

 – Në ç’momente të ndodh të dëshirosh të jesh më e madhe nga ç’je?

– Nëse e  ke fjalën për moshën, kur isha e vogël doja të rritesha shpejt, tani jo dhe aq shumë.(Buzëqesh)

– Ka ndodhur të të ketë kapur e qeshura në një moment shumë të papërshtatshëm dhe të mos e kesh përmbajtur dot veten?

– Po, ka qenë goxha e sikletshme(Qesh)

– Çfarë të është kthyer në monotoni dhe do të doje ta ndryshoje urgjentisht?

– Për momentin, asgjë.

 -Të gjithë njohim Kidën e ëmbël, por… kur shpërthen Kida?

– Kida po rritet normal dhe shpërthen vetëm në momente të caktuara që diçka mbush kupën dhe bëhet e padurueshme, po r gjithmonë të pranueshme për personin tim dhe karakterin tim!

– Për ç’arsye do të këndoje pa qejf?

– Nuk e kam idenë dhe nuk e kam menduar ndonjëherë për të qenë e sinqertë, zakonisht këndoj për qejf.

– Tashmë, është në trend që kafeja e mëngjesit të shoqërohet me thashetheme. Cili është i fundit që ke dëgjuar?

– Nuk merrem me thashetheme dhe ndoshta e keni vënë re që unë nuk përfshihem në thashetheme, qëndroj larg, shikoj punën time.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Argisa Deda: Dua të sjell artin tim në Shqipëri

Next Post

Psikologu/Si të flasim me fëmijët për ndjenjat?

Advertisement