Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Nis konflikti virtual: Sellma ka disa fjalë për Arbana Xharrën!

Dita e djeshme ka qenë e madhe për Britaninë e Madhe por edhe për botën.

Princi Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, në sytë e qindra mijëra njerëzve.

Vëmendjen mori pamja e Meghan, grimi e fustani i saj madhështor i cili u komentua më pas nga njerëzit nëpër rrjete sociale.

Advertisement

Por, nuk ishin vetëm të huajt ata që përcollën dasmën mbretërore. Pati edhe shumë shqiptare të famshme që përmes rrjeteve sociale treguan se janë duke ndjekur ceremonië më të përfolur të vitit, mes tyre pati edhe politikane.

Grimi i Meghan Markle me sa duket i bëri shumë përshtypje Arbana Xharrës, ish-gazetares e cila vonë u bë anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës, duke bërë një koment në llogarinë e saj në Facebook.

“Kqyrni çika, bën me u ba nuse edhe pa makeup të Sellma. Mos ju nënshtroni mentalitetit provincial. As mos lejoni të tjerët me ju përcaktu ‘normat e bukurisë’, tha Arbana duke postuar edhe një fotografi të nuses mbretërore.

Nuk vonoi shumë, erdhi kundërpërgjigja nga grimerja më e njohur shqiptare, Sellma.

Përmes një instastory, artistja tha: “Ai momenti kur nje e ashtuquajtur krijese qe ka ndrru pamje rruges, ta përmend emrin per me fitu vota (sepse as familjaret nuk ia njohin arritjet), plus koment dukeshen nga 5 mije km largesi. Duhet me pas guxim per me komentu fshehtesite e makeupit, e posaqerisht te operacioneve plastike. Hajde flasim per politike, atje ku sukseset e tua kane lene gojëhapur Meghanin e Princat ose @arbanaxharra, eja te studio Sellma, te bejme te dukesh femer (per Princeshe ki pune ne klinika)”, shkroi Sellma duke etiketuar edhe Arbanën.

Grimerja s’e la me kaq, i menjëhershëm ishte një instastory tjetër në të cilin Sellma mori statusin që bëri Arbana në Facebook, e mbi të shkroi: “Dil pak kah na kur bon lek”.

Që nga ky moment, nis konflikti virtual…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Benito nuk di të ndalet, publikon super projektin e verës (Video)

Next Post

Erika lançon “Bang bang” dhe vjen shpërthyese në klipin e ri!

Advertisement