– Përshëndetje Dr. Rezarta! Kam disa pyetje për të cilat do të doja të më përgjigjeshit sa më shpejt të jetë e mundur. Cila është mënyra e duhur për t’u përballur me bezdinë e syve të skuqur? E bëj këtë pyetje sepse shpesh më bëhen sytë të kuq; e bardha pra është e acaruar. Nuk më kruhen, thjesht më skuqen dhe më lotojnë. Jam 23 vjeçe, përdor tualetin. A dini ndonjë copë apo larës nga ato që i përkasin kozmetikës, që përdoret për të fshirë tualetin dhe që nuk e dëmton syrin? Theksoj se punoj edhe në kompjuter, por vetëm 3 orë në ditë. Më tregoni ca rregulla për të shmangur skuqjen e syve…
Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165:- E dashur letërshkruese, përshëndetje. Mendoj se sytë tuaj po vuajnë një mungesë oksigjeni. Sëmundja quhet HYPOXYA dhe në përgjithësi vjen nga përdorimi i tepruar i kozmetikes, si në sasi të tepërt të kozmetikës së syve, ashtu edhe të orëve të tejzgjatura të mbajtjes së tualetit në sy. Gjithashtu ndikon edhe mbivendosja e përdorimit të kompjuterit, i cili ka efekt tharës të syve përmes emetimit të fushës elektromagnetike.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!