Përshëndetje doktor Adili, doja të dija nëse një femer ka lindur tre fëmije me operim a është e mundur të bëjë dhe një të katërt dhe çfarë pasojash ka? Ju përshëndes dhe në pritje të një përgjigje,Ela.
Dr Adil Mustafa, gjinekolog, cel 0696349892/ 0038970630444:- Përshendetje Ela. Për pyetjen tuaj një femër që ka lindur 3 fëmijë me operim a është e mundur të bëjë dhe një të katërt, unë po them se për lindjet me operim dhe për pasojat nuk ka studime të mjaftushme të cilat japin të dhëna se sa është numri maksimal i lindjeve me prerje cezariane që mund të ketë një grua. Por, dihet diçka që secila lindje e ardhshme me operacion mund të jetë më e komplikuar se lindja paraprake, pasi nga lindjet e shumta me operim dobësohet muri i mitrës te vendi ku bëhet prerja dhe mund të çahet gjatë shtatzanisë pastaj, tromboembolit, infeksionet, problemet me placentën vendosje që mund të ngjitet thellë në murin e mitrës në vendin e prerë si placenta, akreta ose placenta previa , mund të dëmtohet fshikëza e urinës ose mund të jetë gjakderdhja e shtuar e mitrës.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!