Përshëndetje kisha nevojë për ndihmën e doktor Abazit me një përgjigje në gazetë ose nëse është e mundur të bëj ndonjë vizitë te ju, jam një vajzë 35 vjeçe ka disa vjet që nuk ndihem mirë me shëndet, para 3 vitesh më filloi dhimbja e kokës në mënyrë të veçantë më digjte lëkura e kokës duke më krijuar nxehtësi si prush, pastaj kisha edhe dhimbje të qafës, të shpinës më dridheshin gjunjët mezi ngrihesha, pas disa vizitash menduan se kisha neurozë. Pas shumë ilaçesh kam përmirësime, por jo tamam si më parë, edhe tani lodhem shpejt, bëj lëvizje të ngadalta për të mos humbur ekulibrin, kur jam shtrirë ndjehem mirë, kur rri në këmbë më shkon trupi sa andej–këndej dhe në karrige më lodhet shpina, më duket sikur do bie e mbahem me duar dhe gjithashtu jam e përgjumur vazhdimisht. Çfarë kam doktor?
Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: +355696524440:-Përshëndetje e nderuar zonjushë, e lexova me vëmendje letrën tuaj dhe do të doja t’ju shpjegoja se dhimbjet e kokës që ju referoni, duket se kanë të bëjnë me tensionimin e sistemit nervor, quajtur ndryshe edhe cefalea tensive. Nga ana tjetër, dobësia trupore, dhimbjet e trupit mund të lidhen me sëmundje të ndryshme si: fibromialgjia, patologjitë demielinizante, sëmundje metabolike, etj.. Për këtë arsye do të ishte e nevojshme një vizite e kujdesshme nga mjeku neuro-psikiatër për një ekzaminim të detajuar objektiv, për të përjashtuar shenja patologjike neurologjike.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!