– I drejtohem doktreshë Anjezës, që është otorino-laringologe. Kam një problem me fytin. Nga krahu i majtë, kam një si fryrje. Jam vizituar te mjeku dhe kam marrë një rrugë ajri nga veshi e është fryrë nga krahu i majtë. A kurohet kjo gjë, si dhe me çfarë medikamentesh?
Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, PoliklinikaQendrore, tel +355674090843:- Fryrja apo edema nga ana e majtë e fytit nuk është shumë e qartë nëse është brenda në gojë nga ana e majtë apo nëse është një tumefaksion apo fryrje nën vesh nga ana e majtë. Meqë pacienti përmend veshin dhe ndoshta ka marrë mjekim nëpërmjet veshit sepse shprehja kam marrë një rrugë ajri nëpërmjet veshit nuk është shumë e qartë, pra ndoshta ka marrë mjekim nëpërmjet veshit dhe është fryrë në qafë mund të jetë një infeksion i kanalit të jashtëm të dëgjimit dhe meqë nyjet limfatike ne te cilat drenon limfa jone dhe perhapet infeksioni janë në rregjionin nën vesh mund të jenë inflamuar në zonën e majtë të qafës nën vesh. Ky fakt tregon që infeksioni vazhdon ende. Gjithsesi aty kalojnë edhe nyje të tjera limfatike, gjëndrat e pështymës dhe formacione të tjera anatomike.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!