– Jam një vajzë 28 vjeçe, e martuar prej disa muajsh. Nuk e di kujt mund t’i drejtohem për shqetësimin tim… Burri im, prej disa vjetësh ka vuajtur nga depresioni. Gjatë kësaj kohe ka marrë ilaçe antidepresive dhe dukej sikur përmirësohej, por u bë gati një muaj që i mbaroi mjekimi dhe e kam vënë re që ka ndryshuar. Bërtet për gjëra koti, zihet me mua pa shkak dhe më qëllon. Jam shtatzënë dhe kam frikë nga goditjet. Vetëm qaj e nuk di ç’të bëj… Më jepni një mendim. X Gr.
Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: +355696524440:-
Përshëndëtje zonjë e nderuar, e lexova me kujdes letrën tuaj dhe e kuptoj shqetësimin tuaj. Më lini t’ju shpjegoj se shqetësimet e bashkëshortit tuaj duket se lidhen me një depresion me shenja psikotike. Të qenurit i dhunshëm, impulsiv, xheloz dhe fiksimet janë shenja të psikozës, të cilat shpesh mund të shoqërojnë depresionin. Por, nga ana tjetër agresiviteti dhe impulsiviteti mund të lidhen edhe me ankthin që përjetojnë pacientet depresive. Në këto kushte është shumë e rëndësishme një konsulte me mjekun psikiatër, për një bashkëbisedim më të gjerë me bashkëshortin tuaj ose me ju, për të kuptuar me thellë sjelljen e tij dhe thelbin e problemeve te tij psikologjike.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!