Qëndërmbrojtësi Bruno Lulaj, nuk arriti dot të gjente mjaftueshëm hapësira te ekipi i Skënderbeut dhe kështu klubi e huazoi te Laçi, atje ku ka bërë diferencën dhe është titullar i padiskutueshëm.Në një intervistë për gazetën tonë, Bruno na ka treguar gjithçka që ka ndodhur te ekipi i Laçit si dhe ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij private.

Alba Tirana: -Na thuaj pak Bruno kë do më shumë, Skënderbeun apo Laçin?

Bruno Lulaj: – (Qesh) Meqënëse po më pyet, do të përgjigjesha, të dyja.Skënderbeun sepse është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe na ka bërë krenar të gjithëvë edhe ne Europë, Laçin nga ana tjetër sepse është fanella që unë djersis dhe luaj për çdo sfidë.

-Si e ke gjetur ekipin e Laçit?Je ambjentuar lehtësisht?

-Nuk ka qënë e vështirë të ambjentohem me ekipin e Laçit pasi është pothuajse i njëjti ekip  me vitin e kaluar ku kam qënë përsëri pjesë e Laçit.Kjo më ka ndihmuar shumë të futem tek ritmi i ekipit shumë shpejt dhe të kontribuoj te objektivat që ka vënë klubi për këtë sezon.

-Keni zhvilluar një lojë shumë të mirë në kampionat. Do arrijmë ta shohim Laçin në Kupat e Europës?

– Sigurisht me besimin e plotë mendoj se po.Kemi zhvilluar një sezon mjaft të mirë siç e the edhe ti, kemi bërë paraqitje dinjitoze dhe mendoj se Laçi e meriton kete pozicion ku ndodhet dhe të luajë edhe në Europë.Ky është nja nga objektivat kryesorë të klubit.

-Për keto vendet që të çojnë në Kupat e Europës, ka pasur një luftë të madhe përsa i përket arbitrimit dhe disa ekipe kanë ngelur të pakenaqura. Ti si mendon, është abuzuar paksa me Laçin?

-Pjesa e arbitrimit është diçka  komplikuar.Ndoshta duhet të kishim marrë më tepër, ndoshta ndonjëherë kemi marrë më shumë, por unë jam futbollist dhe shikoj vetëm lojën  në fushën e blertë. Përsa i përket kësaj çështjeje mendoj se ka persona të tjerë të cilët duhen të merren.

-Mirë na trego pak tani më mirë te stoli i Skënderbeut apo te fusha e Laçit?

– Të jesh pjesë e Skënderbeut është një vlerësim shumë i madh pasi është ekipi më i mirë në Shqiperi, siç e thashë, por normalisht që çdo futbollist ka dëshirë që çdo fundjavë të jetë në fushën e blertë të ketë mundësinë të shfaqë vlerat e tij, unë jam një nga ata, kështu që preferoj më tepër fushën.

-Sa keq të vjen ty Bruno që nuk gjete dot hapësira te ekipi i Skënderbeut?

– Te Skënderbeu konkurrenca është shumë e egër pasi siç e thashë edhe më lart, është ekipi më i mirë, dhe duke qënë i tillë ka për pjesë lojtarët më të mirë dhe me kualitetet më të larta në kampionatin shqiptar, normalisht që më vjen shumë keq për mundësitë e padhëna pasi mendoj se meritoja shansin për të treguar vlerat e mia të vërteta.

-E morrëm vesh që në kampionatin shqiptar bën tifo për Laçin e Skënderbeun, po jashtë Shqipërisë?

– Ka shumë vite që ndjek ekipin e Barcelonës.Jam tifoz me katalanasit, loja që prodhon La Liga mendoj se është e paarritshme.Futbolli spanjoll rezervon gjithmonë të papritura dhe surpriza kështu që ka kohë që jam i dashuruar pas ekipit të Barcelonës.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here