Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të jetosh me frikë!

Po e nis këtë letër me dëshirën që njerëzit të kuptojnë se sa e vështirë dhe e frikshme është bërë të jetosh në Shqipëri. Mirë se ke hallet e tua por duhet të të shtohen edhe halle të tjera nga njerëz që një Zot e di se çfarë kërkojnë nga ty.  E kam dërguar edhe në vende të tjera historinë e familjes time dhe askush nuk më dha një dorë në asgjë. Unë quhem Luti, jam nga Tirana. Kam një familje shumë të mirë, të rregullt dhe kurrë nuk kemi pasur apo dashur probleme, nuk kemi ngamuar asnjeri. Kemi parë jetën tonë. Une kam probleme me vllain 2 vellezrit e mi dhe me motrren time ., e kërkova shumë herë që të flisja por asnjëherë nuk më doli për ta takuar.  Kjo gjë ndodhi para disa kohësh, kur i kërkova që të hiqte dorë nga  toka ime . Në kohën time kishte burrëri por tani nuk ka më asgjë. Filluan të na vijnë kërcënime nga më të ndryshme dhe edhe sulme me mjete të forta. Kërcenimet nuk kishin fund, me mjete të forta dhe me veprime nga më të poshtrat.U kufizuam në daljet nga shtëpia.Djali im Eugleni që nuk jeton këtu, më thoshte që të shkoja të ankohesha por unë jam i bindur që askush nuk të jep dorë askund po nuk dhe lekë dhe nuk e bëra. Ndoshta bëra gabim.  Më pas na lindi një tjetër problem.., djali im Eugleni u dashurua me një vajzë Marselën dhe pasi e kërkoi në shtëpi dhe nuk ia dhanë iku jashtë shtetit dhe vazhdonte të komunikonte me vajzën me rrjetet sociale. Edhe pse larg ata vazhdonin të ishin të dashuruar. Familja e vajzës e fejoi atë me një djalë tjetër A.H,  si e si që mos e merrte djali im dhe ai e rrëmbeu edhe pse unë nuk isha shumë dakord, por rinia e sotme kur dashuron nuk mendon gjatë dhe iku bashkë më vajzën jashtë shtetit. Prindërit e Marselës dhe ish i fejuari e kërkonin që të kthehej por ajo nuk pranonte. Jetuam si jetuam me problemin e tokës, na u shtuan edhe hallet dhe kërcënimet e familjes së vajzës.  Tani kemi kërcënime nga tre anë, nga familja e vajzës, nga ish i fejuari dhe nga problem i tokës.Disa herë kanë provuar të na vënë zjarrin në shtëpi. Nuk e di si do t’ia bëjmë, nuk paska shpëtim në këtë jetë. Nuk di ku të shkoj e ku të kërkoj ndihmë. Kjo është të jetosh me frikë në vendin tënd!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rikthehet me `Belvedere`, ja projekti i fundit i Gassos (Video)

Next Post

Mjeku/ Kam një kokërr në sy!

Advertisement