Skip to content Skip to footer

Roxhers Nexhipi: Më njohin si Olimbiçka

Roxhersi është nga Korça dhe u pikas nga Agron Llakaj gjatë shfaqjes teatrale në Jalë, ku Roxhersi po interpretonte në skenë. Roxhersi ose më saktë Olimbiçka siç njihet në këtë spektakël përmes rolit të tij, sot është një nga personazhet më të dashura të “Al Pazar”. Njihuni me Roxhersin…!

 Fabjola Kuburi:- Roxhers cili mendon se ka qenë kriteri i përzgjedhjes për ty në spektaklin e humorit “Alpazar”?

Roxhers Nexhipi:- -Gjithçka ndodhi rastësisht, gjatë shfaqjes time në Jalë me pikasën duke aktruar dhe po atë natë çuditërisht më ka kontaktuar  vetë Agroni. Jam shumë mirënjohës për këtë. Besoj se panë talent tek unë dhe gjithashtu dashurinë që kam për humorin.

– Të pritën mirë aktorët e vjetër le të themi të “Alpazar”?

– Mund të them që pritja ka qenë impresionuese dhe kjo më dha mundësinë që të inegrohesha shumë shpejt.

– Ti njihesh në Alpazar me rolin tënd si Olimbiçka. Si lindi Olimbiçka, emër mjaft simpatik për një personazh mjaft simpatik…!

– Olimbiçka është një perzonazh i krijuar nga artisti i madh Agron Llakaj. U prit mirë dhe vazhdon të pritet mirë interpretimi i këtij personazhi.

– Po emri tënd nga kush e ke dhuratë, sepse ke vërtet një emër të bukur?

– Emrin tim e kam dhuratë nga mami, është bashkim emrash.

– Është e vështirë për një aktor të interpretojë rolin e një vajze?

– Them se një aktor duhet të interpretojë gjithçka që i jepet për të interpretuar, prandaj është edhe aktori për të interpretuar dhe për t’u futur nën lëkurën e çdo personazhi.

– Ke qenë pjesë edhe e shfaqjeve teatrale apo jo? Arrite ta bëje tënden edhe skenën e “Alpazar” po aq sa edhe skenën e teatrit?”

-Po, sigurisht! Shfaqje teatrale në shkollë, në akademinë e arteve Tiranë, në medresenë e Korçës, dhe nëpër rrethe si në Ersekë, Sarandë,  Durrës. Për mua skena ka të njejtin efekt si në teatër dhe në skenën e “AlPazar”. Në të dyja rastet ndihem shumë mirë me publikun.

– Ndihesh që tani i famshëm, të themi një yll në “Alpazar?

-Jo, është tepër herët ta them këtë, duhet më shumë eksperiencë dhe punë për t’a aritur atë rezultat.

-Si është një ditë provash për ty?

-Aspak e lodhshme sepse atje ku ka humor ka gjallëri, ka jetë.

-Nëse do ishe një aktor i famshëm botëror dhe sigurisht do kishe edhe llogari me shumë zero, kë do ndihmoje më shumë?

-Shpresoj që t’ja arrij asaj dite që të jem një aktor i famshëm dhe sigurisht që do kontribuoj për shqiptarët që janë në nevojë.

– Do refuzoje ndonjëherë ndonjë ftesë për bashkëpunim?

-Kam qenë gjithmon pro bashkëpunimeve, si me artistë të mëdhenj po ashtu edhe talente të reja nuk do të refuzoja askënd.

Leave a comment

0.0/5