-Marsida Jukni, ti je nga Shkodra por puna jote ka bërë që të vizitosh shumë vende, duket që  ky vit ka nisur dhe po ecën mirë për ty apo jo?

– Faleminderit për fjalët e mira. Është e vertetë që ky vit ka nisur dhe po ecën mjaft mirë. Kam qenë në një tur kërcimi në SHBA, konkretisht ne New York  dhe Las Vegas e sapo jam kthyer. E lodhur por shumë e kënaqur me arritjet e mija në kërcim.

– Si të pritën në SHBA?

– E ndjeva veten si në shtëpinë time, kam shëtitur në shumë shtete atje dhe mund të them që nëse ka diçka që i karakterizon është mikpritja. Shqiptarët mbeten shqiptarë dhe mikpritja është virtyti ynë kryesor dhe New York-u eshte plot me shqiptare qe i ka marre malli per nje copez Shqiperi dhe e gjejne tek muzika.

-Pse zgjodhe këtë drejtim të artit?

– Sepse eshte ajo pjese ku une gjej veten dhe nese gjen veten diku mund ta besh me shume dashuri dhe sigurisht te arrish rezultate.

-Çfarë merr ti prej kërcimit?

– Atë që dua më shumë, i marr esencen e te qenit, i marr esencen e te jetuarit, kercimi per mua eshte vete jeta.

-Çfarë të tërhoqi tek kërcimi?

-Më tërheq mundesia per te treguar ate qe di te bej, ate qe vertet me jep kenaqesine e te performuarit. Te kercesh ne syte e publikut per mua eshte arritje.

-Më mirë të performosh në Shqipëri apo jashtë saj?

-Për mua nuk ka rëndësi ku punon, për mua ka rëndësi qe kudo te punosh te vleresohesh dhe te arrish te tregosh qe ne ate qe ben je e mire dhe nuk diskutohet. Une jam ndjere kudo mire dhe jam pritur mire.

– Do rikthehesh në New York?

– Nëse do kem ftesa pse jo!

-Do e lije ndonjëherë këtë fushë për ndonjë arsye?

-Vetëm nëse do kisha një arsye shumë shumë të fortë, por gjithsesi uroj qe mos kem kurre nevoje ta le.

-Çfarë pret nga e ardhmja?

– Pres qe me ndihmen e Zotit te arrij ate qe synoj dhe te jem gjithmone me kembe ne toke.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here