Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari sekret i Edi Ramës/ Intervista-Wikileaks

E dielë

Ora 11.03 : Sa shpejt ikin ditët dhe sa shpejt vjen e diela. Nuk më pëlqen hiç mënyra si ikin këto ditë dhe më shkurtojnë me shpejtësi ditët e mia si i pari vendit (për inat të Metës kjo). Kam dalë me veshje sportive dhe po bëj stërvitje përreth shtëpisë.. Shyqyr që nuk më shohin nga lagjia se do thonë paska rroitur.

Ora 15.44 : Kur isha duke shkuar tek nëna Anetë, bie zilja dhe shikoj se ishte kryetari bashkisë së Vlorës. Shef, më thotë, kemi vendosur që ti japim nënës tënde medaljen Nderi i Stomatologjisë. Po ç’ne?-i them. Atë e dimë ne zoti shef, më tha dhe qeshi.

Advertisement

Ora 19.45 : Më dërgon sms Peleshi nga Korça dhe me nota humori më thotë se a do vish në Boboshticë se kemi bërë këmbë të mira zhabe. Pelesh hesapi. Jepja Raqkës rracionin tim, i thashë.

 

E hënë

Ora 09.22: Kisha caktuar në plan të shkoja në Shkodër, kur më mërr Stërkaj në telefon dhe më thotë se ta kanë bllokuar rrugën për të të goditur me vezë dhe patate. Dhe qahen pastaj se nuk kanë të hanë. “Më plasi mua”, i thashë. Po ja fut për Vlorë.

Ora 12.33: Akoma nuk më ka ik era e miellit të Mulit që ma hodhi në kuvend. Çfarë i kanë hedh brënda mër jahu që nuk ikën era me qamet. Edhe mielli i mban erë të keqe atij…

Ora 15.00: Sapo mora titullin për Anetën në dorë, e marr direkt në telefon që t’i bëja qefin. Nënë i them. Tërhoqa çmimin tënd si nderi i Stomatologjisë. Ëëëë? Po unë çfarë kam bërë unë, që ma dhanë këtë titull?-më thotë. Më ke bërë mua i thashë, pak të duket? Heshti dhe nuk foli më.

Ora 16.55: Një drekë të mirë në Vuno. Linda nuk kishte të ngopur. Është rënduar shumë kohët e fundit, ndërsa Zaho ka fjet gjithë rrugës. Eh ç’do më ngjajë mua për nga gjumi…

Ora 22.35: Pas një dushi të qetë nuk po ndihem i qetë. Çfarë ke që nuk ndihesh qetë?-më thotë Linda. As vetë nuk e di, por kam frikë mos shoh Tahirin në ëndërr. Kam parë ëndrra të këqija me të këto netë…!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse vrasin gratë shqiptare?

Next Post

Talenti Burhan Berisha pëlqehet me “A ke zemër”

Advertisement