Eshtë super talent dhe tashmë reperi më i vogël i estradës shqiptare dhe quhet Edion Xhemajli. Edioni i ka vetëm 7 vjet e gjysëm dhe sapo ka sjellë këngën e tij të parë me një videoklip të bukur me titull “Kush po vjen”, ku për muzikën është kujdesur Beni Baksi e për videon Maximus nga Blerdi Malushi. Edhe në video shihet artisti o vogël së bashku me miqtë e tij duke interpretuar mjaft mirë e mësojmë se klipi është realizuar në Auto Salloni Alberti dhe ia vlen ta shihni e ta dëgjoni këtë projekt të bukur muzikor.
Advertisement