Ka qenë i preferuari i vajzave dhe ashtu vazhdon të jetë. Shpat KAsapi, sapo ka nxjerrë në treg një këngë më titull “Ajo”. Edhe pse u përpoqëm që të na tregonte diçka më shumë për jetën private ai hezitoi, tha që nuk ka një “ajo” por thotë gjithashtu që Shën Valentinin e ka kaluar në Santorini. Pak dyshuese apo jo? Gjithsesi, Shpati premton se do sjellë dy këngë të reja përpara nisjes së verës. Ndërkohë, lexoni intervistën!

 

Fabjola Kuburi:-Shpat, më vjen mirë që të takoj për këtë intervistë… Çfarë po bëje përpara se të takoheshim bashkë?

Shpat Kasapi:- Unë në fakt  isha me disa shoqe për kafe para se të takoheshim. Pastaj erdha për intervistën në të cilën më të ftove.
– Ç’të solli në Tiranë këtë herë? 

– Tirana më pëlqen, kam shumë miq e shokë, por gjithashtu edhe një këngë e re që po përgatis dhe do jetë shumë shpejt në treg.
– Si kanë ecur gjërat këto kohë për ty?

– Shumë mirë , jam shumë rehat në jetë! Kam obligime pune, angazhime shumë, udhëtime dhe shumë koncerte por mendoj se me jetën jam rehat. (Buzëqesh)

– Tre gjëra të reja që të kanë ndodhur e që ia vlen t’i përmendim këtu tani?

-Nuk jam martuar , nuk jam dashuruar akoma! Kam blerë një palë atlete! Këto janë tre gjërat e reja që më kanë ndodhur ose jondodhur. (Qesh)
– Një ndër këngët që sapo ke sjellë në treg është edhe “Aroma e saj”…Është një këngë e dedikuar por lexuesit do donin të dinin se kujt i dedikohet kjo këngë?

-Jo, të them të vërtetën nuk është dedikim, është një këngë që temë ka dashurinë dhe si çdo këngë me temë dashurinë është e pëlqyer dhe e dashur për publikun.
– Ekziston një “ajo” në jetën tënde?

– Akoma jo, kur të jetë do t’jua them mos u bëni merak.(Buzëqesh)

– Mendon se pasi ta kesh ezauruar këtë stil dhe këtë lloj muzike, do të vijë një ditë që do të duhet apo do të duash të ndryshosh stil?

-Po, por unë nuk e ndryshoj, këngët e stilit tim akoma dëgjohen sot e kësaj dite , nuk kam pse ta ndryshoj stilin e muzikës.

– Lidhur me lukun… A vazhdon të interesohesh për tendencat e fundit të modës mashkullore?

– Po gjithmonë , jam i apasionuar dhe do jem gjithmonë pas modës së fundit.

– Nëse bën një retrospektivë të viteve të para në karrierë, krahasuar me ato të tanishmet, si të duket gjithë ky rrugëtim?

-I këndshëm, i plotë dhe i realizuar  sepse unë gjithmonë kam dhënë maksimumin për të qenë  i mirë me publikun! Publiku e ka shpërblyer dhe vlerësuar këtë mirësi timen ndaj tij.

– Cili ka qenë viti yt, ai kur ke patur ndikimin më të madh në muzikë?

– Ah, vitet 2003 – 2004 kanë qenë fantastike.

-Njeriu që është më i kënaqur me ty dhe me gjithë sa ti ke arritur deri tani…

-Nëna ime. Ajo gjithmonë më jep këshilla, më dhuron dashuri dhe si dashuria e nënës asgjë tjetër nuk mund të jetë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here