Përshëndetje, Dr. Erjola! Kam kaluar një të ftohtë të rëndë para një viti dhe për pasojë jam bërë astmatik. Kur bëra provat e alergjisë, doli që kisha alergji nga myku i shtëpisë dhe nga insektet. Problemi është se unë s’i kam pasur shenjat tipike të alergjisë, siç janë teshtimat, kullimi i hundëve apo frymëmarrja e dobët. Problemi që shikoj te vetja është se skuqem, dhe në raste të tilla kam mungesë të plotë frymëmarrjeje, ndihem si i dobët fizikisht dhe më doli që e kam nga astma. Çfarë duhet të bëj? A duhet të mbaj pompa gjithë jetën? Theksoj që jam 35 vjeç. A është e trashëgueshme astma (babai im e ka pasur)?
Dr. Shk. Erjola Piluri (Ziu), alergologe, Poliklinika Nr 2, Tiranë:
Përshëndetje! Arrij të gjej një logjikë në shpjegimet tuaja. Ju jeni një pacient alergjik (i konfirmuar nga testet e alergjisë) i cili në një moment të jetës e shfaq alergjinë e tij. Në rastin tuaj, mbase ftohja e rëndë (pneumonia apo bronkopneumonia) e ka shfaqur astmën tuaj. Përsa i përket shenjave tipike, jo gjithnjë alergjia shfaqet me ankesa nga hunda, dhe jo gjithmonë astma shfaqet me vështirësi në frymëmarrje. Ekzistojnë shumë shfaqje të ndryshme, të cilat kanë bazë proceset astmatike.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!