Është në ekran prej shumë vitesh dhe është një nga fytyrat që njerëzit nuk janë lodhur asnjëherë. Besnike e “Fiks Fare” Rudina e Top chanel na rrëfen se e ka të pamundur të dalë nga personazhi i saj i njohur si “Paloma e Fiksit” tashmë prej më shumë se një dekadë. Paloma është bërë nënë, disa gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj por ajo mbetet “Paloma e Fiksit”…!
– Përshëndetje do të drejtohem me Paloma apo Rudi?
– E dashur Fabjola jemi gati. Si të duash ti, edhe pseudonimi edhe emri im i vërtetë më janë bërë tani pjesë e jetës. Dikur e kisha shumë problem por tani jam mësuar.(Buzëqesh)
-Si shkoi dita sot dhe pse ia vlejti ta jetoje atë?
–Dikur thoja edhe sikur të kalojë dita nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe sepse ishte monotone, në punë në shtëpi, detyrat e zakonshme. Tani kam një arsye shumë të madhe për të jetuar që është vajza ime prandaj çdo ditë që kalon ia vlen ta jetoj për atë.
-Cila është gjëja më e mirë që ke bërë sot?
-Unë çdo ditë bëj gjëra shumë të mira, jam tipi që më pëlqen të krijoj situata të këndshme. Ajo që bëj çdo ditë dhe që më pëlqen shumë ta bëj është ti bëj njerëzit të qeshin dhe të ndihen mirë.
-Po ajo që duhet ta kishe menduar më gjatë dhe për të cilën je penduar?
-Zakonisht nuk pendohem për gjërat që bëj, në rastë të rralla, kur flas njëcikë më shumë se ç’duhet, por kjo nuk mund të quhet problem por pjesë e karakterit tim, kështu që rrallëherë mund të më qëllojë të pendohem.
Çfarë keni të përbashkët ti dhe televizioni, që nuk qëndroni dot larg njëri-tjetrit?
-Unë jam rritur me ekranin dhe ekrani është bërë pjesë e jetës time që në moshë të vogël dhe nuk e perceptoj dot që një ditë mund të qëndroj larg. Sikurse gjatë viteve të fundit nuk është se jam angazhuar shumë sa vitet e para por gjithsesi aty ku njerëzit mendojnë se jam larguar aty unë jam më shumë. Ndoshta kur të dal në pension do jem larg televizionit.
-Je prezantuar me publikun si “Paloma që arrin çdo gjë” në “Fiks Fare”… Mendon se ke ndryshuar shumë që nga ajo kohë?
-Sigurisht tani që kam statusin familjare, kam filluar të vë kufij në disa gjëra që bëj por gjjithsesi dal në stilin tim, dal në vete dhe jam po ajo që kam qenë edhe vitet e kaluara. Herë pas herë i kthehem natyrës time, sepse përserisa ia kam vënë emrin vetes “Paloma” që arrin çdo gjë duhet ta bëj, edhe pse tani pasi jam brë mama i mendoj gjërat nga dy herë dhe që vajza e saj të shikojë mamanë në ekran dhe të kuptojë thelbin e asaj që kërkon të përcjellë nga ekrani. Është pak vështirë të dal nga Paloma.
-Meqë ra fjala, si shkove tek “Fiks Fare” ti, të kujtohet dita e parë e punës?
-Sigurisht që më kujtohet, erdhi menjëherë pas “Goodmorning Albania” emisionit të mëngjesit që unë bëja me Aldon, në fakt edhe transmetimit me Aldon ka qenë jashtë parashikimit, sepse më mendonin një vajzë që do dilte në ekran dhe të raportonte lajmet e mëngjesit, por në fakt unë dola një çapkëne. Mbaj mend që më dhanë mikrofonin dhe më dërguan në një mbledhje oficerësh që të bëja një pyetje shumë serioze, por njëri nga ata më frymëzoi nga tipi që kishte dhe fillova të bëja shaka më shumë sesa të raportoja me seriozitet. Ja kështu u ndërtua, oficertët u bënë shkak që unë të vazhdoja me personazhin tim si “Paloma” e “Fiks Fare”.
-A është e vështirë të jesh Paloma e Fiksit?
-Sigurisht që po, duhet të përballesh me shumësfida të cilat nuk do më ti bësh por duhet të qëndrosh brenda karakterit. Ndonjëherë zbehet ndonëjehrë forcohet por jam pak milje larg me Palomën e parë, më duket e pabesueshme që në ditët e sotme vazhdoj t’i përshtatem Palomës së viteve të para.
-Bashkëshorti yt është një nga kompozitorët më të kërkuar të muzikës në Shqipëri por ai nuk është shqiptar. Si ndihet Paloma përkrah Alandit?
– Vetëm një mashkull i huaj mund të më kuptonte natyrën dhe tipin tim duke qenë se gjithmonë e kam dashur këtë, të huajt janë pa komplekse, të huajt kanë një natyrë më tolerante se shqiptare, në fakt shqiptarët pa dashur ti ofendoj, në pamje të parë e kanë atë përkufizimin e njerëzve të qetë por brenda vetes është e kundërta. Ndërsa, të huajt i kanë të dyja. Ai e ka përqafuar karakterin tim dhe thotë gjithmonë që pa një femër me karakterin tënd nuk e di si do bëja. I pëlqen dinamizmi, energjia që kam çdo ditë dhe për këtë jam edhe bashkëshortja e tij, sepse çdo ditë ia sjell ndryshe, i jap harmoni ditës dhe marrdhënies tonë…!
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!