Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mimoza Paraveli: Kam ambicie, jo xhelozi

Këngëtarja korçare, Mimoza Pavareli ka një karrierë të spikatur si këngëtare. Në repertorin e saj artistik numërohen mbi 30 këngë dhe tre albume të bukura muzikore. Është përpjekur të sjell në tregun muzikor këngë që kanë ritëm. Këngët më të realizuara i ka me serenatat, por edhe me baladat. Ka patur edhe disa bashkëpunime me kantautorë të njohur shqiptarë, veçohet bashkëpunimi me kantautorin e madh, M. Andrea në albumin e tij të parë me serenata. Për më shumë mbi jetën e saj artistike dhe sentimentale ju njeh kjo intervistë exluzive, e zhvilluar posaçërisht për gazetën Intervista.

-Përshëndetje Mimoza! Ju jeni një këngëtare që i përkisni brezit të hershëm, ku ishte shumë vështirë për t’u afirmuar dhe ndërtuar karrierën, megjithatë ju arritët të krijoni portretin tuaj  të admirueshëm artistik. Si nisi rruga juaj drejt muzikës?

 Unë kam lindur dhe jam rritur në qytetin e Korcës, e rrethuar nga njerëz që më jepnin shumë dashuri dhe përkushtim. Më të veçantët ishin gjyshi dhe gjyshja ime, e cila gjatë gjithë kohës kur bënte punët e shtëpisë, apo gatuante këndonte nën zë. Mendoj se prej aty ka filluar të intonohet veshi im muzikor. Në moshën 7 vjeçare u angazhova në festivalet për fatosa e pionierë. Më pas kreva Shkollën e Muzikës në degën e kantos, e cila më hapi udhë për angazhime e projekte më të mëdha muzikore.

Advertisement

-Në repertorin tuaj artistik numërohen tre albume muzikore të publikuar në vitet ’96, ’98 dhe 2001 dhe mbi 30 këngë të bukura. Nga këta këngë kë keni më përzemërtën?  

-Nuk di kë të veçoj, pasi të gjitha më falin emocion të madh. Më vjen keq për serenatat e mia, pasi vetëm disa i kanë rezistuar kohës dhe janë kënduar nga shumë artistë të tjerë.

-Krahas këngëve dhe albumeve që keni publikuar, keni bashkëpunuar edhe me këngëtarin e madh, Mihallaq Andrea. Si nisi bashkëpunimi mes jush?

-Nisi në albumin e tij të parë me serenata. Unë u përzgjodha prej tij dhe ndihem vërtet e nderuar. Nuk ka qënë e lehtë në ato vite për vetë kushtet që ishin. Provat vazhduan intensivisht për disa muaj rresht. Çdo pasdite, instrumentistët dhe unë shkonim tek shtëpia e Llaqit për prova. Aty ndërtohej orkestracioni prej kitaristëve Fredi Qeramixhi, Vangjush Vinjahu dhe organistit Petri Furxhi (i kërkoj falje ndonjërit nëse e kam harrur, pasi kanë qenë vitet ’90). Ishte një kohë shumë e bukur ky bashkëpunim mes miqsh. Në dëborë, shi e diell ne nuk neglizhuam asnjë ditë qëllimin për të nxjerrë në dritë ato perla të Mihallaqit, ku veçohen këngët “Margarita”, “Ta dish ti ç’pësoj kjo zemër”, “Në kinema”, “Kënga e ushtarit” etj. Të gjitha këto këngë janë perla që mbartin një histori dhe një mesazh.

-Pas viteve ’90 -të në tregun muzikor janë shtuar shumë “këngëtarët” femra dhe meshkuj që këndojnë tekste pa asnjë mesazh, të shqetëson ty kjo gjë?

-Personalisht më pëlqen e bukura. Si poezia, proza apo ç’fardo qoftë. Më pëlqen edhe një tregim fare i thjeshtë por që përcjell gëzim apo trishtim, apo të lë një ndjesi. Këto këngë s’të shlyhen nga kujtesa, sepse ai ose ajo që e ka shkruar ka dhënë dicka nga vetja, fjalët i kanë buruar nga shpirti. Ç’farë më ngelet të them për dicka që as nuk e kuptoj ç’farë do të thotë dhe as mund të kujtoj se ç’farë dëgjova. Është gjynah të bësh muzikë pa tekst,  është një mund i shkuar dëm dhe para të hedhura kot. Megjithatë, gjithsecili bën zgjedhjet në bazë të shijeve që ka për muzikën. Shpresoj dhe besoj se pak nga pak kënga po merr kuptimin e vërtetë. Çdo ditë po dëgjoj këngë me tekste kuptimplotë dhe të arritura artistikisht. Flas për artistët e vërtetë, ata të cilët unë dëshiroj t’i dëgjoj.

-Meqënëse jemi te artistët e vërtetë, më thuaj kush nga artistët e rinj të pëlqen dhe që vërtet ka talent?

-Alban Skënderaj është shumë i talentuar, Elvana Gjata gjithashtu, Olta Boka etj. Ka edhe shumë këngëtar të tjerë të rinj të talentuar që kërkojnë më të mirën dhe japin maksimumin nga vetja, por nuk po më kujtohen si emra.

-Së fundmi ju u prezantuat me këngën “Do të lë” dhe “Po udhëtoj”, këngë  mjaft të realizuara artistikisht. Keni në dorë ndonjë projekt tjetër artistik?

Është një këngë me tekst nga poeti i njohur, Jorgo Papingji, kushtuar qytetit të Korçës. Ndihem e privilegjuar që ai ma besoi mua. Pra, do risjell një serenatë në bashkëpunim me orkestruesin Arjan Brahimi , i cili është edhe kompozitori i këngës “Po udhëtoj” që nxora në muajin dhjetor.

-Si mund ta portretizoni karakterin tuaj me pak fjalë ?

-Jam e thjeshtë dhe e çiltër me njerëzit. Nuk paragjykoj askënd, sepse gjithsecili ka jetën e vet. Jam e sinqertë, gjë që shpesh herë ma marrin për dobësi, por nuk bëhem dot ndryshe. Kam ambicie por jo xhelozi.

-Cili është mesazhi juaj për fansat e tu të shumtë?

-I falënderoj përzemërsisht për mbështetjen morale që më kanë dhënë dhe po më japin. I falënderoj që besojnë dhe vlerësojnë punën time si artiste. Zoti i bekoftë. Ju falënderoj dhe juve për intervistën dhe ju uroj shumë suksese në punën dhe jetën tuaj.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mërgimtar Halili, një fashion blogger mjaft simpatik

Next Post

Dojna Mema: Kur rashë në dashuri...!

Advertisement