Irgen Çela me rolin e tij si Shef Miri bashkë me kolgeun Kolë Frakusha, të interpretuar nga aktori Florian Binaj, sjellin çdo javë të qeshura pa fund në “Portokalli” Por, nuk është vetëm ky rol që Irgeni sjell në skenën e “Portokallisë” përmendim çifti i lumtur, apo lacat me aktorin Olsi Bylyku e shumë e shumë role të tjera që shoqërohen me pasthirrma kënaqësia nga publiku. Ai njihet ndryshe edhe si Xhoda por këtë intervistë kishte qejf ta realizonim me emrin e tij.
Fabjola Kuburi:- Përshëndetje! Duke qenë se emrin e ke Irgen por njihesh edhe si Xhoda, si do të thërras gjatë kësaj interviste?
Irgen Çela:- Përshëndetje, do doja që këtë herë ta realizonim intervistën me Irgenin. Faleminderit!
– Cila ka qenë hera e parë që je prezantuar me publikun?
– Dalja e parë televizive ka qenë tek “Sketch shoë” , por nuk më kujtohet roli, kurse tek “Apartamenti” më sillnin brenda një valixheje dhe isha shoku Çimit.
– Sa besnik i qëndron “Portokallisë”-së?
-Të them të vërtetën mua “Portokallia” më ka ndryshuar jetën, është një spektakël që më ka vlerësuar shumë dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë. Jam mirënjohës ndaj drejtuesve të spektaklit, i jam mirënjohës regjisorit që pati besim tek unë dhe sidomos Florit, kolegut tim i cili më ka mbështetur shumë gjatë gjithë kohës në “Portokalli”.
– Kur t’u besua për herë të parë një rol i rëndësishëm, e more me seriozitet, ndroje apo me gallatë?
– Unë të gjitha rolet i marr me seriozitet, të rëndësisshëm apo jo qofshin. Humori është rezultat i asaj që sheh ti në skenë, ndërsa për mua si aktor ajo është hall sepse duhet ta sjell në formën më të mirë të mundshme, pra nga halli im ta themi do qeshësh ti si publik. Ne tekstet i shkruajmë bashkë dhe i nxjerrim në formën përfundimtare bashkë
-Irgen, nëse unë them “Flamingo” ti ç’më thua?
– Ah “Flamingo”! Kjo është një sipërmarrje që merret me organizime festash për fëmijët që unë kam shumë pak që e kam hapur, të them gati dy javë dhe jam në fillimet e para.
-Pse pikërisht me organizime eventesh për fëmijë?
-Shkaku ose shkëndija për këtë sipërmarrje ishte se fëmijët më duan, nga dashamirësia që kanë ndaj roleve tona në shfaqje dhe mendova se do ishte një mënyrë e mirë e shfrytëzimit të popullaritetit për të patur sukses në këtë sipërmarrje që kam ndërmarrë.
-Ti je vetë baba, e more spunton nga fëmija yt?
-Pak, shumë pak, t’a thashë më shumë është dashamirësia e fëmijëve ndaj meje.
– Si ndihesh në këtë impenjim të ri?
– Kur e mendon në fillim që bëhet fjalë për disa tullumbace, mendon se është e lehtë por kërkon përkushtim, gjithçka që duhet të dalë me rezultat kërkon punë dhe përkushtim.
– I dinë batutat tuaja?
-Jo vetëm fëmijët, batutat tona i dijnë të gjithë, të rritur e fëmijëve.
-Shumë aktorë kanë pengje… Ke ti ndonjë?
– Po, kam, pengu im është që nuk po përkushtohem dot shumë në teatër dhe kjo për shkak të obligimeve dhe orareve që ka “Portokallia” më kufizojnë. Jo se është e pamundur, por të kufizon. Ato propozime që më kanë ardhur jam detyruar të them jo për shkak të përplasjes së orareve, sepse përgjithësisht shfaqjet e teatrit janë përgjithësisht në fundjavë edhe “Portokallia” po ashtu. Pengu është se më ka marrë malli të luaj teatër.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!