Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ermira Kola-Strati: Ia dedikoj atij

E ëmbël, e buzëqeshur dhe me një zë që të bën për vete Ermira Kola ka treguar që ka ditur si t’i rezistojë kohës dhe artistë të vërtetë janë ata që produktet e tyre i rezistojnë kohës dhe në çdo moment duken si të të sapo prodhuara. Ermira në këtë intervistë na tregon për ndjesinë e të qenit nënë, për projektet dhe dashurinë që ka për bashkëshortin e saj, të cilit i ka dedikuar edhe një këngë…!

 Klajd Heta:- Ermira, u bë kohë që i mungon skenës. Me çfarë ke qenë i angazhuar në këtë periudhë ose më saktë pse ke qëndruar larg skenës?

Ermira Kola Strati:- Përshendetje Fabjola ! Unë nuk kam qënë fare e shkëputur nga muzika. Kam marrë pjesë te ” Kënga ime ” në TV Klan, te Maratona e këngës popullore qytetare në gjithë Shqipërinë ( kam qënë dhe shtatëzanë në atë kohë ) kam qepur dhe veshur vetëm fustane të gjëra për të qënë sa më komode dhe aktivitete të tjera private por sigurisht pak më rrallë sepse koha për përgatitjen për shtatëzani më mori pak si shumë kohë. Por, ia vlejti…..Unë sot jam nënë e gëzuar me një djalë me emrin John.

Advertisement

– U riktheve në një mbrëmje në “Top shoë” dhe u duk që publikut i kishe munguar shumë…! Ke ndonjë këngë që do ta sjellësh së shpejti?

– E di që publiku më do dhe vërtet nuk më ka harruar edhe pse këngëtare ka aq shumë sa dhe unë vet nuk i njoh. Më vjen shumë mirë dhe unë ju them se do jem gjithmonë afër tyre sa të kem frymë.Tani që djali dalngadalë po më rritet, mendoj se jam liruar pak, po mendoj të sjell në treg një këngë të re për në verë, shpresoj se do e realizoj duke dhënë maksimumin tim.
– Ermira tashmë është bashkëshorte dhe nënë përveçse një femër shumë e bukur dhe talentuar. Çdo sfond i kësaj panorame njerëzore ka një domethënie. Si i interpreton Ermira këto role në skenën e jetës?

– Ai apo ajo që janë shumë afër në jetën time, miq të vjetër dhe të rinjtë shikojnë dhe janë të shtangur nga përkushtimi që kam unë për shtëpinë dhe si nënë, sa dhe vetë ndonjëherë nervozohem dhe ju them:” Po pse ne që jemi njerëz të skenës nuk dimë të gatuajmë , pastrojmë apo të kujtesemi për shpirtin e shpirtit. Vjen aq natyrshëm gjithçka sikur jam marrë gjithë jetën me këtë detyrë.

– Vitet kanë një perde të tejdukshme që mbulon kujtimet, por nuk i shuan ato, mjafton të mbyllësh sytë e të rikthehen mbresat. Të ndodh ndonjëherë t’u rikthehesh atyre?

 Në këtë periudhë nuk më ndodh fare sepse ma ka marrë gjithë kohën John      por sigurisht që më ka ndodhur, ku ka më bukur të futesh në kujtimet më të bukura të jetës, të duket sikur po jeton dhe një herë të njëjtën kohë.

– Ti, duket sikur ke bërë një kontratë të përjetshme me buzëqeshjen, si është e mundur që je gjithë kohës e buzëqeshur?

 Më pëlqen të buzëqesh …

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Erdit Asllanaj: “Zerua” më me vlerë në botë

Next Post

Sociale/ Nertila Haxhia: Si e luftova kancerin?

Advertisement